Flash

Vuçiç: Kroacia synon dobësimin e Serbisë

Lapsi.al 22 November 2025
Vuçiç: Kroacia synon dobësimin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi në Beograd se Kroacia dhe Sllovenia kanë qenë mbështetëset kryesore të propozimit për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ndërsa Franca dhe Hungaria janë kundërvënë.

Vuçiq tha gjithashtu se Kroacia ka një “strategji doktrinore për të dobësuar shtetin serb”, ndonëse, sipas tij, ai “u dëshiron të gjithëve të mirat”.

Presidenti serb u shpreh se rrëzimi i tij nga pushteti është “qëllimi prioritar” i Kroacisë, sepse, sipas tij, ata e konsiderojnë atë “si gjënë më të keqe për interesat e tyre afatgjata”. Sipas Vuçiç, kjo gjithashtu “nënkupton se ai është gjëja më e mirë për Serbinë”.

“Unë u dëshiroj atyre të mirat, jam i bindur se Serbia dhe Kroacia do të duhet të kenë marrëdhënie shumë më të mira në të ardhmen”, shtoi ai, raporton media kroate “Direktno”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se gjatë vitit të fundit në mediat kroate janë botuar mbi 25 mijë tekste kundër tij, vetëm rreth 50 prej tyre kanë qenë neutrale dhe asnjë pozitiv.

Ai kritikoi gjithashtu faktin që në Serbi nuk po përmendet roli i Francës në mbështetje të Serbisë në takimin e kësaj jave të Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme, ku Parisi u kundërvu heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës.

“Franca dhe Hungaria u kundërvunë dhe propozimi nuk kaloi. Hungarezët këtu i lavdërojnë të gjithë për shkak të (kryeministrit) Orbanit, por askush nuk po thotë se edhe francezët ishin në anën tonë, e ishin.

Edhe italianët kanë dërguar letër që të hapet Kapitulli 3 në negociatat Serbi–BE. Pse nuk u thoni qytetarëve se Franca dhe Italia janë miqtë tanë, pavarësisht dallimeve rreth Kosovës”, është shprehur Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë.

Të këshilluara

Moti, fundjavë me reshje të dendura

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut par...

08:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI