Flash

Një nga dinosaurët e fundit në botë del në ankand me një çmim marramendës

Lapsi.al 23 November 2025
Një nga dinosaurët e fundit në botë del në ankand me

Një fosil i jashtëzakonshëm, i cilësuar si "një nga dinosaurët e fundit në botë" do të dalë në ankand nga “Christie's” më 11 dhjetor në Londër. Vlerësimi fillestar është 3 milionë paundë (rreth 3.5 milionë euro ), por ekspertët thonë se çmimi përfundimtar mund të rritet shumë më tepër.

Dinosauri, me nofkën "Spike", i përkiste familjes Caenagnathidae, një grup dinosaurësh që jetuan gjatë Kretakut të vonë. Mbetjet e tij skeletore u gjetën në vitin 2022 në Formacionin Hell Creek të Dakotës së Jugut, një zonë e famshme për gjetjen e fosileve të Tyrannosaurus rex dhe Triceratops që datojnë afërsisht 66 milionë vjet më parë.

Fosili përbëhet nga rreth 100 kocka, një numër i jashtëzakonshëm për këta dinosaurë, nga të cilët zakonisht gjenden vetëm disa fragmente.

“Mund ta imagjinojmë duke ecur 66 milionë vjet më parë dhe për shkak se është aq i gjatë sa një njeri, do të ishte mjaft tmerrues, sepse do të na shikonte drejt në sy”, - shpjegoi për “The Telegraph” James Hyslop, kreu i departamentit të Shkencës dhe Historisë Natyrore të Christie’s.

“Shumica e caenagnathids të gjetur janë fosile të një gjymtyre të vetme ose të një cope nofulle. Të kesh 100 kocka është diçka e paprecedentë” – shtoi ai.

Large feathered dinosaur species discovered in North America | EurekAlert!

Caenagnathid "Spike" kishte një pamje që kombinonte tipare si të shpendëve dhe grabitqarëve. Shkencëtarët e përshkruajnë atë me një kreshtë si të gjelit, këmbë të gjata e të holla dhe kthetra të mprehta në gjymtyrët e përparme, perfekte për të kapur prenë.

Me një gjatësi prej gati 2 metrash, “Spike” jetonte përkrah gjigantëve të Kretakut të Vonë, në një mjedis të populluar nga Tyrannosaurus rex dhe Triceratops. Shenjat e gjetura në kockat e kyçit të dorës sugjerojnë se ai ishte i mbuluar me pupla.

One of world's last dinosaurs on sale for £3m

"Ekziston një probabilitet i lartë që të ketë qenë i mbuluar me shumë pupla, me një pamje jashtëzakonisht interesante", - shtoi eksperti.

Fosili do të jetë i ekspozuar nga 5 deri më 8 dhjetor në selinë e “Christie's” në Londër, përpara se të dalë në ankand. Shtëpia e ankandeve shpreson që pronari i ri do të zgjedhë ta vendosë atë në ekspozitë publike, në mënyrë që "Spike" të mbetet jo vetëm një fosil rekordthyes, por një dritare në një botë të humbur, një dëshmi e rrallë e asaj që ndodhi pak para fundit të epokës së dinosaurëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI