Flash

Shembja e Qukës-Qafë Plloçë/ Adriatik Lapaj: Ndodh se tenderat bëhen me telefon!

Lapsi.al 23 November 2025
Shembja e Qukës-Qafë Plloçë/ Adriatik Lapaj: Ndodh se

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka udhëtuar këtë të dielë drejt vendit ku një masiv shkëmbor është shembur duke bllokuar aksin që u hap për herë të parë pak javë më parë.

Kjo është shembja e dytë e shkëmbinjve që bllokon rrugën, ndërsa pamjet tregojnë se nëse nuk do të ishin marrë masa, jeta e qytetarëve do të ishte në rrezik. Shkak për këtë, thotë Lapaj, është korrupsioni i qeveritarëve.

"Kur tenderat bëhen me telefon dhe kur përfituesi bëhet pa u shpallur procedura, e kur hekuri mungon në beton, jeta e qytetarëve rrezikohet. Sot, fati ka dash që një shqiptar apo disa të kenë shpëtuar, pasi masivi i madh shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë ka rrëshkitur që në shiun e parë. Kujtoj që për këtë rrugë janë dashur plot 14 vite për t'u ndërtuar dhe plot 260 milion euro. Kjo është e papranueshme" u shpreh kreu i "Shqipëria bëhet" në një video që ka shpërndarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI