Flash

"Urgjente?"/ Dalin biseda të tjera mes Ballukut e Berberit: Ky të mos marrë më punë

Lapsi.al 23 November 2025
"Urgjente?"/ Dalin biseda të tjera mes Ballukut e Berberit: Ky

GJKKO ka pezulluar nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres Belinda Ballukun, ndërsa ajo është marrë e pandehur zyrtarisht 3 javë më parë nga SPAK, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Detaje të reja janë zbuluar nga komunikimet e Ballukut me vartësin e saj, Evis Berberi, i cili në kohën e shkëmbimit të mesazheve të zbuluara nga prokuroria mbante detyrën e kreut të ARRSH.

Sipas dosjes, nga këqyrja e celularit të Evis Berberit, shihet se si zëvendës kryeministrja e udhëron ish kreun e ARRSH që të mos lejojë më që Lefter Gështenja të marrë më punë në Republikën e Shqipërisë.

Pjesë nga dosja:

Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “WhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”.

Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”.

Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romano“.

Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”.

Në orën 12:45, Belinda Balluku: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”.

Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”.

Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”.

Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”.

Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehte”. /LAPSI.al

Të këshilluara

Balluku rikthehet në gjykatë (FOTO)

Pasi seanca u ndërpre për gati 2 orë, ish-zvkryeministrja Belinda Balluku është rikthyer sërish në GJKKO. Ishin avokatët e saj dhe të dy zyrtarëve të tjerë ata ...

11:27

Vuçiç: Kroacia synon dobësimin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi në Beograd se Kroacia dhe Sllovenia kanë qenë mbështetëset kryesore të propozimit për heqjen e sanksioneve të Ba...

10:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI