Flash

“Më mbrojtën”: Rrëfimi i Nicole Kidman pas ndarjes së bujshme

Lapsi.al 24 November 2025
“Më mbrojtën”: Rrëfimi i Nicole Kidman pas ndarjes

Nicole Kidman tregoi se ka gjetur mbështetje të jashtëzakonshme gjatë xhirimeve të Practical Magic 2 këtë verë në Londër, në një periudhë kur po përballej me sfida në jetën personale.

Aktorja 58-vjeçare, e cila përfundoi xhirimet vetëm pak javë para se të bëhej publik lajmi për ndarjen nga bashkëshorti i saj prej 19 vitesh, Keith Urban, foli për eksperiencën në një intervistë me Ariana Grande për Interview Magazine.

Kidman dhe Sandra Bullock rikthehen në rolet e motrave- Gillian dhe Sally Owens në vazhdimin e filmit të njohur të viteve ’90. Sipas Kidman, atmosfera në set ishte e jashtëzakonshme:

“Kishim një kast fantastik… Sandy Bullock, Joey King, Maisie Williams. Shpesh xhirimet mund të jenë emocionalisht rraskapitëse, por këtë herë u ndjeva e mbrojtur dhe e dashur,”tha ajo.

Grande e quajti përvojën “të mrekullueshme”, ndërsa Kidman shtoi se rikthimi në projekt pas kaq shumë vitesh ishte “i pabesueshëm”, sidomos fakti që ajo dhe Bullock arritën të prodhonin filmin për një studio të madhe si Warner Bros.

Pas përfundimit të xhirimeve në fund të verës, Kidman publikoi në Instagram një video me Bullock, duke shkruar: “That’s a wrap on #PracticalMagic2! Faleminderit kastit dhe ekipit për gjithë magjinë.”

Vetëm dy javë më vonë, PEOPLE konfirmoi ndarjen e saj nga Keith Urban. Sipas një burimi, familja Kidman – veçanërisht motra e saj, Antonia – ka qenë mbështetja kryesore e aktores. “Ajo nuk e dëshironte këtë. Ka luftuar për ta shpëtuar martesën,” tha burimi.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI