Flash

2 milionë dollarë për një show: shifra që kërkoi JLo në dasmë

Lapsi.al 25 November 2025
2 milionë dollarë për një show: shifra që kërkoi

Jennifer Lopez, e njohur për performancat e saj spektakolare në skena botërore – përfshirë Super Bowlin – këtë herë ka shkëlqyer në një nga dasmat më luksoze të vitit. Miliarderët indianë, Vamsi Gadiraju dhe Netra Mantena, vendosën se këngëtarja duhej të ishte patjetër pjesë e festës së tyre, pavarësisht çmimit.

Dyshja pagoi plot 2 milionë dollarë që Lopez të performonte disa nga hitet e saj më të mëdha në dasmën e tyre shumëditore. Këngëtarja mahniti të ftuarit me disa ndërrime veshjesh, performanca  dhe një urim të ngrohtë për çiftin.

“Qofshin këto dy familje të bashkuara në këtë ditë të bukur dhe Zoti na bekoftë të gjithëve,” tha JLo me një gotë në dorë. Madje, në një moment, edhe vetë dhëndri dhe nusja u ngjitën në skenë për të kënduar me të.

Dasma u zhvillua në Udaipur, në veriperëndim të Indisë, dhe zgjati katër ditë, ku dita e parë u hap me një tjetër superyll ndërkombëtar: DJ Tiesto.

Në programin artistik morën pjesë edhe emra të njohur të Bollywood-it, si Dia Mirza, Amyra Dastur dhe Sophie Choudry. Ndër të ftuarit VIP ishte edhe Donald Trump Jr., së bashku me partneren e tij Bettina Anderson.

Edhe pse emrat e tyre nuk janë shumë të njohur globalisht, Vamsi Gadiraju dhe Netra Mantena janë ndër njerëzit më të pasur në Indi. Vamsi Gadiraju është i lidhur me industrinë e teknologjisë dhe shërbimeve të shpërndarjes së ushqimit, madje ka figuruar edhe në listën e Forbes. Netra Mantena është pjesë e industrisë farmaceutike dhe vjen nga një familje e fuqishme biznesi.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI