Flash

Hilary Duff këngë për Leonardo DiCaprio?

Lapsi.al 25 November 2025
Hilary Duff këngë për Leonardo DiCaprio?

Hilary Duff reagoi ndaj thashethemeve se kënga e saj e re, “Mature,” mund të jetë një referencë për Leonardo DiCaprio.

Gjatë një intervistë në emisionin radiofonik "On Air With Ryan Seacrest," këngëtarja e njohur e "Come Clean" tha:

“Së pari, po na bën shumë përshtypje spekulimet. Është shumë emocionuese, vërtet 100% emocionuese, dhe interneti është një vend kaq i çuditshëm. Jam e çmendur pas të gjithëve dhe po shoh të gjitha videot.”

Fansat menduan se Hilary Duff mund ta ketë shkruar këngën për DiCaprion, pasi në tekst ajo këndon: “Very Leo of you with your Scorpio touch.”

Shprehja mund të jetë një aludim për nofkën e DiCaprios, “Leo,” dhe për shenjën e tij të horoskopit, akrep, pasi ai ka lindur më 11 nëntor.

Në pjesën tjetër të këngës, Hilary këndon gjithashtu për një mashkull që ka një lidhje me një femër shumë më të re.

Ky fragment ka nxitur më shumë thashetheme, duke përfshirë aludime për stilin e jetës së DiCaprios, i cili është i njohur për lidhjet e tij me gra më të reja. Ndërkohë, këngëtarja po ashtu përmend një vend të njohur, Carbon Beach në Malibu, ku DiCaprio ka një shtëpi.

Disa dyshime u shtuan kur bashkëshorti i Hilary-t, Matthew Koma, ndau një meme në rrjetet sociale me DiCaprion që mbante albumin “Mature.”

Megjithatë, Hilary nuk pranoi as të konfirmonte dhe as të mohoi thashethemet, duke thënë: “Pra, nuk po konfirmoj, nuk po mohoj asgjë këtu.”

Ajo gjithashtu tha se fansat nuk mund ta marrin seriozisht atë që publikon Matthew, pasi, sipas saj, ai është "një troll i madh" që do t’i çojë të gjithë nëpër rrugë të ndryshme dhe do të argëtohet gjatë gjithë kohës.

Kënga e saj "Mature" është single i parë pas albumit të saj të fundit, "Breathe In. Breathe Out," i cili doli në vitin 2015. Duff pritet të lëshojë albumin e saj të ardhshëm, "Luck…or something," më 20 shkurt 2026.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI