Flash

Misteri i avionit Wizz Air/ U përpoq 2 orë të ulej në Shkup, përfundoi në Prishtinë

Lapsi.al 25 November 2025
Misteri i avionit Wizz Air/ U përpoq 2 orë të ulej në Shkup,

Një avion Wizz Air që ishte nisur nga Venecia për në Shkup ka përfunduar në Prishtinë. Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, Airbus A321neo i kompanisë hungareze me kosto të ulët u përpoq të ulej në aeroportin e Maqedonisë së Veriut për gati dy orë, por pa sukses. Kështu, pasi i kishte ardhur rrotull aeroportit të Shkupit për 17 herë, ai u drejtua Prishtinës në Kosovë, ku u ul pa probleme të mëtejshme.

Linja ajrore ia atribuon problemin motit të keq, edhe pse avionë të tjerë u ngritën dhe u ulën në të njëjtën kohë, me dukshmëri të klasifikuar si maksimale. Aeroplani me 239 vende kaloi disa herë mbi aeroportin maqedonas në një lartësi shumë të ulët.

Avioni u nis nga Venecia në orën 14:33 dhe iu afrua Shkupit në orën 15:41. Nga ai moment, ai bëri disa rrotullime, pa mundur të ulej. Në orën 17:33, ai filloi të shkonte në veri, me destinacion Prishtinën. Ai u ul atje në orën 17:55, më shumë se tre orë pas nisjes.

“Wizz Air konfirmon se fluturimi W6 4752 nga Venecia në Shkup më 25 nëntor është devijuar në Prishtinë për shkak të kushteve të këqija të motit në Shkup", - i tha Corriere-s linja ajrore. "Të gjithë pasagjerët do të transportohen në Shkup me transport tokësor. Siguria e pasagjerëve, ekuipazhit dhe avionëve tanë është përparësia jonë kryesore dhe ne falënderojmë ekuipazhin tonë për profesionalizmin e tyre dhe pasagjerët për mirëkuptimin e tyre."

Megjithatë, linja ajrore nuk sqaroi pse avionët e tjerë u ulën pa incidente. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Më 11 dhjetor zgjidhet kreu i ri i SPAK

Më 11 dhjetor 2025, ora 09:00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të zhvillojë intervistat me kandidatët, sipas rendit alfabetik, si dhe do të vijojë me zg...

17:52

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI