Flash

Përcaktohen vazot për Botërorin 2026: ja ku vendoset Shqipëria e Kosova

Lapsi.al 25 November 2025
Përcaktohen vazot për Botërorin 2026: ja ku vendoset
FIFA po përgatitet për shortin e Botërorit 2026, i planifikuar më 5 dhjetor. Ekzistonte një dyshim i madh për pozicionimin në vazo të skuadrave që do të dalin fituese nga playoff-et. Diçka aspak e vogël për Italinë, por që nuk ndryshonte asgjë për Shqipërinë e Kosovën, që shpresojnë t’i kalojë ato dhe të kualifikohet më në fund për Kupën e Botës. E pra, vendimi i marrë nuk e bën të buzëqeshë Kombëtaren italiane, e cila, nëse do të kualifikohet për Botëror, rrezikon një grup shumë të vështirë, ashtu si kuqezinjtë e teknikut Sylvinho dhe dardanët e Franko Foda.

Vazot për shortin e Botërorit 2026

Vazo 1: Kanada, Meksikë, Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holanda, Belgjikë, Gjermani. Vazo 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Kore e Jugut, Ekuador, Austri, Australi. Vazo 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrikë e Jugut. Vazo 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Ganë, Curaçao, Haiti, Zelandë e Re, fitueset e playoff-eve Europiane A, B, C dhe D, fituesi i turneut Play-Off të FIFA-s 1, 2.

Shqipëria, nëse kualifikohet, do të jetë në vazon e fundit

Pra, nëse Kombëtarja më në fund do të arrijë të luajë Botërorin, do të përfundojë në çdo rast në vazon e fundit dhe potencialisht mund të bjerë në një grup jashtëzakonisht të komplikuar me një “big” si Spanja, Argjentina ose Franca, por edhe me skuadra si Kroacia ose Maroku, në vazon e dytë, të tretën dhe të katërtën në Botërorin e fundit, dhe Norvegjia, më e forta e atyre të vazos së tretë.

FIFA vendos një risi të madhe për Botërorin 2026

Për herë të parë në histori FIFA ka vendosur që skuadrat më të forta sipas renditjes (pra Spanja dhe Argjentina) të mos takohen deri në finale, e njëjta gjë, përgjysmë, për Francën dhe Anglinë (të 3-tën dhe të 4-tën). Këto katër skuadra mund të përballen vetëm në gjysmëfinale, me kusht që të fitojnë grupin e tyre përkatës. Për më tepër, pavarësisht kërcënimit të presidentit Trump, vendet e zhvillimit të ndeshjeve nuk do të ndryshojnë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI