Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Trump: Jemi afër një marrëveshjeje për Ukrainën

Lapsi.al 25 November 2025
Trump: Jemi afër një marrëveshjeje për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se beson se bisedimet për një marrëveshje paqeje në Ukrainë janë afër përfundimit. "Nuk është e lehtë, por besoj se do ta arrijmë. Mendoj se po i afrohemi shumë një marrëveshjeje, do ta shohim. Mendoj se po bëjmë përparim", tha presidenti amerikan, duke iu referuar luftës në Ukrainë, duke folur në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

Më herët, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Kievi është gati të ecë përpara me një marrëveshje paqeje të mbështetur nga SHBA- të dhe se ai është gati të diskutojë pikat e ndjeshme të saj me presidentin amerikan në bisedime që, duhet të përfshijnë aleatët evropianë.

Mediat e huaja shkruajnë së gjatë një fjalimi Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të bien dakord mbi një kornizë për vendosjen e një force sigurie në Ukrainë dhe të vazhdojnë të mbështesin Kievin për sa kohë që Moska nuk tregon gatishmëri për t'i dhënë fund luftës së saj. Ndërkohë, pala ukrainase e konsideron versionin e fundit të planit amerikan dukshëm më të mirë për Kievin.

Në të njëjtën kohë, Emmanuel Macron, duke hapur telekonferencën e sotme të "Koalicionit të të Gatshmëve" që mbështet Kievin, në të cilën merr pjesë edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio, deklaroi, se më në fund ekziston një mundësi për të bërë përparim të vërtetë drejt një paqeje të qëndrueshme midis Ukrainës dhe Rusisë. Sipas presidentit francez, një kusht absolut për një paqe të qëndrueshme është t'i ofrohet Ukrainës garanci shumë të forta sigurie dhe jo garanci vetëm në letër.

"Ukraina ka marrë shumë premtime deri më sot, të thyera për shkak të sulmeve të njëpasnjëshme ruse, dhe për këtë arsye garancitë e forta janë të nevojshme ", tha presidenti francez.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI