Flash

Elton John flet hapur për humbjen e shikimit

Lapsi.al 26 November 2025
Elton John flet hapur për humbjen e shikimit

Elton John ka treguar arsyen pse nuk po e humb shpresën, pavarësisht se ka humbur plotësisht shikimin në syrin e djathtë pas një infeksioni të rëndë vitin e kaluar.

“Ka qenë rrënues,” tha muzikanti për Variety, në një intervistë të botuar të martën. “Sepse humba syrin e djathtë dhe i majti nuk është mirë, 15 muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështirë. Nuk kam mundur të shoh asgjë, të shikoj diçka, të lexoj.”

Këngëtari i “Tiny Dancer” pësoi infeksionin e syve gjatë një pushimi në jug të Francës verën e kaluar. Edhe pse u prekën të dy sytë, ai përfundimisht humbi shikimin në syrin e djathtë.

Megjithatë, fituesi i shumë çmimeve Grammy thotë se nuk e ka humbur optimizmin për rikthimin e shikimit.

“Kam pasur një jetë të mrekullueshme, dhe ka shpresë,” u shpreh ai. “Duhet vetëm durim – një ditë shkenca do të më ndihmojë. Kur kjo të ndodhë, gjithçka do të jetë mirë.”

Artisti legjendar u shpreh se ka mësuar të jetë i fortë dhe stoik, duke shtuar: “Nuk duhet të dorëzohesh. Duhet të luftosh gjithmonë për ta përmirësuar situatën.”

Pavarësisht sfidave shëndetësore, John tregon se është mirënjohës që ende mund të këndojë dhe të luajë në piano, si dhe për mbështetjen e familjes së tij. Ai dhe bashkëshorti i tij, David Furnish, me të cilin u martua në vitin 2014, janë prindër të dy djemve, Zachary, 14 vjeç, dhe Elijah, 12 vjeç.

“Kam një familje të mrekullueshme, dy djem të jashtëzakonshëm dhe Davidin,” tha John. “Ndonjëherë më rëndon emocionalisht, por në përgjithësi jam me fat.”

Mbreti i hiteve si “Rocket Man” dhe “I’m Still Standing” zbuloi gjithashtu se shumë prej miqve të tij të famshëm kanë qenë pranë tij gjatë kësaj periudhe të vështirë. “Paul McCartney më telefonon me FaceTime sa herë të mundet për të parë si jam. E njëjta gjë me Pete Townshend, Mick Jagger e shumë të tjerë,” tregoi ai. “Edhe një email nga Keith Richards me fjalët ‘Të duam shumë’ më ndriçon ditën.”

John e bëri publike gjendjen e tij për herë të parë në shtator 2024, kur njoftoi se infeksioni i rëndë i kishte lënë shikim vetëm në njërin sy. “Jam në proces shërimi,” kishte thënë në atë kohë, “por është shumë i ngadalshëm dhe do të duhet kohë që të rikthehet shikimi.”

Të këshilluara

Vin Diesel ka surprizuar fansat duke hedhur pas krahëve konfliktin shumëvjeçar me Dwayne “The Rock” Johnson dhe duke e përgëzuar publikisht për filmin e tij të ...

17:36

Hilary Duff këngë për Leonardo DiCaprio?

Hilary Duff reagoi ndaj thashethemeve se kënga e saj e re, “Mature,” mund të jetë një referencë për Leonardo DiCaprio. Gjatë një intervistë në emisionin radi...

17:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI