Flash

Katy Perry padit veteranin 85-vjeçar: kërkon 5 milionë dollarë

Lapsi.al 26 November 2025
Katy Perry padit veteranin 85-vjeçar: kërkon 5 milionë

Katy Perry ka ngritur një padi prej 5 milionë dollarësh ndaj një veterani 85-vjeçar lidhur me një mosmarrëveshje shumëvjeçare për një pronë në Montecito, Kaliforni. Bëhet fjalë për një vilë me vlerë 15 milionë dollarë, të cilën këngëtarja e bleu para më shumë se pesë vitesh.

Konflikti nisi në korrik 2020, kur Perry dhe ish-partneri i saj, aktori Orlando Bloom, blenë një vilë me tetë dhoma gjumi nga Carl Westcott, një ish-ushtarak amerikan. Në një letër drejtuar Westcott-it, çifti e kishte lutur ta pranonte ofertën, duke thënë se prisnin një fëmijë dhe besonin se ajo shtëpi do të ishte vendi ideal për të ngritur familjen e tyre.

Mirëpo, vetëm pak ditë pas nënshkrimit të kontratës, Westcott kërkoi ta anulonte marrëveshjen, duke argumentuar se nuk kishte qenë në gjendje mendore për të kuptuar çfarë po firmoste, pasi ishte nën efektin e ilaçeve kundër dhimbjes pas një operacioni në shpinë.

Në dhjetor 2023, gjykata vendosi në favor të Perry-t, duke deklaruar se Westcott nuk paraqiti prova bindëse për paaftësi mendore. Avokati i këngëtares gjithashtu theksoi se ai kishte një ofertë rezervë nga Maria Shriver, ish-bashkëshortja e Arnold Schwarzenegger.

Pas fitores në gjykatë, Perry kundërpaditi duke kërkuar 3.25 milionë dollarë për qiratë e humbura gjatë betejës ligjore, 2.2 milionë dollarë për riparime të pretenduara të pronës dhe rreth 3 milionë dollarë të tjera në kosto ligjore — në total pothuajse 5 milionë dollarë.

Në atë kohë, Westcott ishte tashmë i shtrirë në shtrat dhe jetonte me Huntington’s disease, një sëmundje neurodegjenerative progresive. Sot, ai ndodhet në një qendër kujdesi për të moshuar dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm.

Djalli i tij, Court Westcott, ka thënë se procesi e ka dëmtuar rëndë gjendjen shëndetësore të të atit dhe se një ndjesë publike do të ishte e mirëpritur.

 

Të këshilluara

Elton John flet hapur për humbjen e shikimit

Elton John ka treguar arsyen pse nuk po e humb shpresën, pavarësisht se ka humbur plotësisht shikimin në syrin e djathtë pas një infeksioni të rëndë vitin e kal...

18:37

Vin Diesel ka surprizuar fansat duke hedhur pas krahëve konfliktin shumëvjeçar me Dwayne “The Rock” Johnson dhe duke e përgëzuar publikisht për filmin e tij të ...

17:36

Hilary Duff këngë për Leonardo DiCaprio?

Hilary Duff reagoi ndaj thashethemeve se kënga e saj e re, “Mature,” mund të jetë një referencë për Leonardo DiCaprio. Gjatë një intervistë në emisionin radi...

17:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI