Imazhi ndërkombëtar i Edi Ramës po merr goditje të njëpasnjëshme, ndërsa pamjet e të rinjve të rrahur kafshër...
12:07
Palencia, nga Real Madrid në varfëri: “Përfundova të punoj për 300 euro në muaj”
Lapsi.al26 November 2025
Jeta e Miguel Palencia ndryshoi në një çast: në moshën 20-vjeçare ishte pjesë e Real Madrid të Galaktikëve dhe stërvitej me lojtarë të kalibrit të Ronaldo, Beckham, Figo, Roberto Carlos, Raul dhe Casillas, i cili ishte shoku i tij i preferuar i udhëtimeve për transfertat. Në një moment të caktuar ai u gjend në kategorinë e tretë të Belgjikës, ndalesa e fundit e udhëtimit para se të varte këpucët në gozhdë dhe të përpiqej të mbijetonte, duke fituar 300 euro në muaj.
Ish-lojtari ka treguar historinë e tij në podcast-in Los Fulanos, duke folur për rënien dramatike që përjetoi kur ishte shumë i ri dhe për vështirësitë që iu desh të kalonte përpara se të rikthehej në botën e futbollit me një rol tjetër, atë të analistit sportiv për televizionin e Real Madrid.
Nga Reali i Galaktikëve në kategorinë e tretë belge
Historia e spanjollit Palencia ka filluar kur ai ishte shumë i ri. Luante si mbrojtës i majtë te La Fabrica, akademia e famshme e të rinjve e Real Madridit, dhe debutoi në ekipin e parë në kohën kur Galaktikët ishin të plotë: spanjolli ndante dhomën e zhveshjes me ikonat më të mëdha botërore, ulej pranë Casillas në autobus dhe ishte edhe mik i CR7, një skenar ëndrrash për një djalë vetëm 20-vjeçar të hedhur në futbollin e madh nga Vanderlei Luxemburgo: “Ishte koha e Galaktikëve. Ishte gjithashtu një periudhë e komplikuar. Kishte shumë yje. Bander dhe Luxemburgo më bënë të debutoja dhe të qëndroja shumë muaj me ekipin e parë.”
Gjithçka ndryshoi kur në pankinën e Castilla (skuadra B e Real Madrid) erdhi Michel Gonzalez, i cili e hoqi menjëherë nga formacioni titullar dhe i pengoi që të bënte hapin përfundimtar drejt ekipit të parë, siç pritej nga të gjithë. Në podcast Palencia zbuloi frazën që i shkatërroi karrierën dhe që nuk do ta harrojë kurrë: “Harroje Real Madrid. Aspiro te Betis, te Sevilla, te kombëtarja… por këtu nuk ka më vend për ty.”
Për të u hap një humnerë: “Më vrau psikologjikisht. Ishim në gjysmë të sezonit. Kisha debutuar me ekipin e parë të Real Madrid, kisha dalë në kopertinat e Marca dhe një vit e gjysmë më pas isha në një skuadër të kategorisë së dytë të basketbollit femëror për 300 euro duke u marrë me përgatitjen fizike.”
Refuzimi ishte i qartë dhe pa apel, dhe brenda një viti e gjysmë ai u gjet pa asgjë në dorë. Shpresa e fundit ishte Belgjika, por as në kategorinë e tretë nuk arriti të spikaste, duke vendosur kështu të tërhiqej shumë i ri. Nga ai moment, Palencia nisi një karrierë rasti, duke fituar 300 euro në muaj si përgatitës atletik për një skuadër të basketbollit femëror në Coslada.
Spanjolli tregoi dramën e tij: “Kam qenë plotësisht i shkatërruar për më shumë se një vit. Kam pasur një vit e gjysmë vërtet të vështirë. Më është shembur gjithçka mbi kokë. Kam kaluar momente psikologjikisht të vështira. Është shumë e vështirë të zbresësh nga ajo re pa ndihmë.”
Ai përjetoi periudha shumë të rënda dhe u kthye në universitet për t’u diplomuar në edukim fizik: që prej atij momenti nisi një karrierë ndryshe, duke ndihmuar atletët dhe duke themeluar qendrën e tij të stërvitjes me performancë të lartë.
Portugalia këtë vit triumfoi në Nations League, duke mposhtur Spanjën në finale me penallti më 8 qershor në Mynih. Në atë moment futbolli portugez ishte i zhytu...
Kalvari i Neymar duket se nuk ka fund. Talenti brazilian është sërish i ndalur jashtë fushës për shkak të një lezioni në meniskun e gjurit të majtë, i njëjti i ...
Juventus ka arritur të fitojë në fushën e Bodo në Champions, duke siguruar edhe fitoren e saj të parë europiane të sezonit. Fitorja 3-2 e bardhezinjve është mer...
Robert Sánchez, portieri i Chelsea dhe i kombëtares spanjolle, u shfaq entuziast pas fitores së pastër 3-0 ndaj Barcelonës në “Stamford Bridge”. Pas një paraqit...
Manchester City –Bayer Leverkusen 0-2! E pabesueshme në “Etihad”. Ky është pa dyshim rezultati më tronditës i ditës së pestë të Champions League. Mark Flekken, ...
Nuk ka përfunduar ende transferta e Juventus në Bodo, në Norvegji. Pasi kanë marrë tre pikë thelbësore në rrugëtimin në Champions League, Locatelli dhe shokët e...
Sonte Champions League rikthehet me një natë të zjarrtë futbolli, ku në total zhvillohen nëntë ndeshje të League Stage. Emra të mëdhenj, duele direkte për kreun...
Rezultate të rëndësishme në raundin e 5 të Champions League, me fitoren e madhe të Chelsea, që shkatërroi 3-0 në Stamford Bridge Barcelonën. Thyhet në shtëpi Ma...
FIFA po përgatitet për shortin e Botërorit 2026, i planifikuar më 5 dhjetor. Ekzistonte një dyshim i madh për pozicionimin në vazo të skuadrave që do të dalin f...
Presidenti onorifik i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka qenë shumë i ashpër ndaj një rivaleje historike, Barcelonës. Klubi spanjoll, që së fundmi ka festuar rikons...
Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit
Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë
Një ndeshje brenda ndeshjes u zhvillua në “Olimpico” të martën në mbrëmje, me rastin e sfidës Roma-Slovan, e vlefshme për raundin e tretë të Champions League.
Fitorja e PSG-së ndaj Barcelonës mund t’i ketë kushtuar shumë shtrenjtë Luis Enriques, nëse dyshimet e para për dëmtimin e rëndë të gjurit të djathtë të Khvicha Kvaratskhelia do të konfirmohen.
Lamine Yamal shënoi një gol të bukur në PSG-Barcelona, por nuk arriti të kontribuonte në mënyrë domethënëse për të siguruar një rezultat pozitiv për skuadrën e tij.
Përballja e dytë e madhe e javës në Champions League do të zhvillohet të mërkurën në Mynih, ku dy pretendentë të tjerë për t’i rrëmbyer Paris Saint-Germain fronin europian do të përballen me njëri-tjetrin.
Organizatorët e Topit të Artë zyrtar, fituesi i të cilit do të shpallet të hënën e ardhshme në Londër, po promovojnë njëkohësisht në rrjetet sociale një votim paralel, këtë herë nga tifozët dhe jo nga gazetarët, për të zgjedhur një tjetër Top të Artë.