Flash

Përmbyten katet e para të banesave në Pogradec, familjet në Vërdovë pa ndihmë

Lapsi.al 26 November 2025
Përmbyten katet e para të banesave në Pogradec, familjet në

- Reshjet intensive në Pogradec kanë krijuar probleme në disa pallate. Bëhet me dije se si pasojë e motit të keq katet e para janë mbuluar me ujë. Gjithashtu mësohet se tre familjeve të dëmtuara në fshatin Vërdovë nuk po i ofrohet ndihmë pasi mjetet e rënda nuk kanë akses. Po ashtu është konstatuar masiv shkëmbor me risk potencial në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Njoftimi i plotë i Bashkia Pogradec:

Vijon puna intensive në terren. Po kryhet hartimi i proceseve verbale pranë familjeve të prekura janë evidentuar raste të reja. Problematika në Lumin e Verdovës dhe të Rremenjit, në tre familje ku mjetet e rënda nuk kanë akses.

Po punohet me mini-fadromë 3.5 T të firmës private “REI shpk”, në bashkëpunim me njësitë administrative. Sipas njoftimeve të deritanishme, akset rrugor në territor janë të kalueshëm. Në qytet janë evidentuar probleme me prezencë uji në katet e para të pallateve në zonën “1 Maji”. Është depozituar kërkesë pranë SHGjSH për ekspertizë lidhur me rezervuarin Grunjas.

Është konstatuar masiv shkëmbor me risk potencial në hyrje të qytetit të Pogradecit janë marrë masat për sigurinë e zonës. Nga inspektimi në terren u konstatua se subjekti “2T” vijon punën intensive për pastrimin e masivit shkëmbor nga shtrati i rrugës në aksin Qafë Plloçë – Qukës, me qëllim mundësimin e kalueshmërisë së sigurt dhe pa problematika.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI