Flash

U qëlluan pranë Shtëpisë së Bardhë/Humbin jetën 2 anëtarët e Gardës Kombëtare të SHBA

Lapsi.al 26 November 2025
U qëlluan pranë Shtëpisë së Bardhë/Humbin

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA humbën jetën pasi u qëlluan me armë në Uashington DC, pranë Shtëpisë së Bardhë, këtë të mërkurë. Lajmin e konfirmoi Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi Noem, në një postim në X.

“Me trishtim të madh mund të konfirmojmë se të dy anëtarët e Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore që u qëlluan sot në Uashington, D.C., kanë ndërruar jetë nga plagët e marra", - shkroi më pas edhe Guvernatori i Virxhinias Perëndimore, Patrick Morrisey, në llogaritë e tij në mediat sociale.

Sipas Reuters, policia e Uashingtonit raportoi se një seri të shtënash ndodhi një bllok larg Shtëpisë së Bardhë.

"Kafsha që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare... do të paguajë një çmim të lartë", shkroi në Truth Presidenti Donald Trump, i cili aktualisht ndodhet në Florida përpara Ditës së Falënderimeve. "Zoti e bekoftë Gardën tonë të Madhe Kombëtare dhe të gjithë ushtrinë dhe forcat e rendit. Ata janë njerëz vërtet të jashtëzakonshëm. Unë jam me ju!" - shtoi ai.

Motivi për të shtënat është "i panjohur", tha Zëvendëspresidenti J.D. Vance. Forcat e rendit kanë arrestuar një person të dyshuar. Shtëpia e Bardhë është vendosur në bllokim, njoftoi zëdhënësja Karoline Leavitt. Kjo është një masë paraprake, sqaroi ajo.

Sipas raporteve fillestare, dy ushtarët e Gardës Kombëtare "hapën zjarr" ndaj sulmuesit para se të qëlloheshin. Në këtë pikë, është e paqartë nëse ata ishin shënjestra e sulmit apo nëse ndërhynë për të parandaluar të shtënat. Garda Kombëtare është një forcë ushtarake që Presidenti Trump kërkoi personalisht në kryeqytet që nga gushti. Fillimisht kishte 800 prej tyre, por më pas u bënë 2 000.

Dhjetëra makina policie shkuan në vendin e ngjarjes dhe oficerët rrethuan zonën me shirit të verdhë. Shtëpia e Bardhë tha se "po e monitorojmë situatën" dhe se Presidenti Trump "është informuar".

Fluturimet që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar Ronald Reagan i Uashingtonit u pezulluan për arsye sigurie. Një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit i tha CNN se FAA pezulloi shkurtimisht fluturimet në zonë për 19 minuta për shkak të helikopterit të evakuimit mjekësor, por më pas operacionet normale në aeroport kanë rinisur.

Në hetime është përfshirë FBI që po ndihmon në zbardhjen e ngjarjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI