Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

DW: Papa Leone, takim me Islamin në Turqi e Liban

Lapsi.al 27 November 2025
DW: Papa Leone, takim me Islamin në Turqi e Liban

Gati shtatë muaj pas zgjedhjes papë Leo XIV ndërmerr udhëtimin e tij të parë jashtë vendit. Ky udhëtim më 27 deri më 30 nëntor ka stacion Turqinë dhe në përfundim deri më 2 dhjetor Libanin.

Kreu i Kishës Katolike me prejardhje nga SHBA-ja me këtë vazhdon angazhimin ndërkombëtar të paraardhësit të tij. Sot programi i udhëtimeve është pjesë e vetëkuptueshme e ushtrimit të pontifikatit dhe “as që mund të mendohet pa të”, thotë historiani i kishës nga Augsburgu dhe ekspert i papës Jörg Ernesti në bisedë për DW.

Pritet me interes se çfarë theksi do të vendosë Leo në udhëtimin e tij të parë dhe se si ai eventualisht do të bëjë dallimin nga paraardhësit e tij. Në Turqi kreu i kishës katolike do të vizitojë kryeqytetin Ankara dhe Stambollin. Ai do të udhëtojë gjithashtu edhe në Iznik rreth 100 km në juglindje, ku 1700 vjet më parë u mblodh këshilli i parë mbarëbotëror i të gjitha kishave.

Në Liban janë në program vizita në Bejrut dhe disa vende pelegrinazhi në veri të vendit. Papa Leonë fund të udhëtimit të tij do të do mbajë një lutje në heshtje në portin e Bejrutit, pikërisht në vendin ku verën e vitit 2020 ndodhi një shpërthim i tmerrshëm me pestidice dhe lëndë plasëseqë shkatërroi një lagje të tërë, rreth 200 vetë humbën jetën dhe i gjithë vendi u trondit nga kjo fatkeqësi.

Në Turqi dhe në Liban dikur jetonin shumë të krishterë

Të dy vendet i bashkon një gjë e veçantë: Përpara njëqind vjetësh në të dyja këto vende të krishterët përbënin një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Në Turqi rreth një e treta e banorëve i përkiste një kishe, ndërsa në Liban më shumë se gjysma e popullsisë. Sot në Turqi më pak një përqind e njerëzve i përkasin besimit kristian, ndërsa në Liban 30 përqind.

Turqia, duke përjashtuar Italinë, është në mbarë botën vendi i parë që ka pasur mysafir pesë papë. Kjo ka të bëjë edhe me faktin, se në pjesën aziatike të Turqisë ka tradita të rëndësishme të historisë së hershme të krishtërimit dhe ndodhen gjithashtu disa nga komunat e para kristiane.

Në Stamboll, dikur Konstandinopoja, edhe sot e kësaj dite kreu i ortodoksisë ka selinë e tij, që aktualisht e mban patriarku greko-ortodoks Bartolomeusi 85 vjeçar. Kisha e tij prej dekadash vuan prej kufizimeve të vendosura nga shteti turk.

Leo shkon – po ashtu si edhe parardhësit e tij Papa Gjon Pali i II (1979), Benedikti (2006) dhe Francesku (2014) – me vetëdije të plotë në fund të nëntorit në Stamboll. Më 30 nëntor është festa e Apostullit Andrea, që për ortodoksinë është po aq i rëndësishëm sa Apostulli Pjetër për të krishterët perëndimorë.

“Kufizim i lirisë fetare”

Në Turqi sipas vlerësimit të historianit të kishës Ernesti “ka kufizime të lirisë së besimit”. Kjo prek në radhë të parë kishën greko-ortodokse, që qysh prej dëbimit të grekëve nga Konstandinopoja dhe Azia e Vogël përpara 100 vjetësh është “asgjësuar dukshëm”. Patriarku Ekumenik është i kufizuar në veprimtarinë e tij.

Që prej më shumë se 50 vjetësh pas një dekreti shtetëror është mbyllur seminari i priftërinjve ortodoksë në ishullin Chalki në Detin Marmara pranë Stambollit. Edhe kisha katolike, sipas Ernestit, nuk mund të veprojë e lirë.

Vizita pritet me interes, sepse kjo është vizita e parë e papës në një vend tipik dhe të dominuar mysliman. “Shumë njerëz në botën islamike, pikërisht në Turqi, ndihen të nderuar, që udhëtimi i parë i papës jashtë vendit u dedikohet vendit të tyre”, thotë jezuiti Felix Körner për DW.

Libani vendi me shumë religjone

Edhe Libaniështë një etapë e rëndësishme e këtij udhëtimi papal. Tradicionalisht ky vend karakterizohet nga të jetuarit pranë njeri – tjetri të shumë besimeve fetare. Në Liban nuk ka një religjon shtetëror. Sot më shumë se 60 përqind e libanezëve janë myslimanë suni dhe shiitë, rreth 30 përqind të krishterë të kishave të ndryshme. Krahas tyre ka dhe druzë e alevitë. Hezbollahushiit i mbështetur nga Irani është një faktor i fuqishëm trazirash pushteti dhe politike.

Sistemi politik është i përkufizuar proporcionalisht qartë duke u ndarë ndërmjet përfaqësuesve të religjoneve të ndryshme, shpjegon eksperti Ernesti. Ndaj Vatikani e konsideron Libanin “si fushë eksperimentale për funksionimin e bashkëjetesës së njerëve të besimeve të ndryshme fetare”.

Nëse njerëzit në një “vend multireligjoz” nuk bashkëveprojnë, kjo çon në mungesë stabiliteti. Nga një bashkëpunim pozitiv përfiton e gjithë bashkësia. Në gjendjen aktuale Libani është për Leon e XIV “një destinacion i vështirë udhëtimi”.

Duke iu referuar dialogut kristiano-islamik, jezuiti Körner mendon, se Leo në një tjetër mënyrë nga paraardhësi i tij Francesku do të vazhdojë ta ndjekë kursin e tij për afrimin me Islamin. “Qasja e papa Franceskut ishte miqësia”, thotë Körner. Ai theksonte simpatinë dhe avancoi duke i jetuar shkëmbimin dhe marrëdhëniet e mira me aktorët myslimanë. Kjo karakterizoi edhe udhëtimin e tij në botën islame, ashtu si dhe vizita në Abu Dhabi më 2019, ku u nënshkrua dokumenti i vlerësuar në mbarë botën për mirëkuptimin reciprok.

Papa Leo ndonëse ka prioritete të ngjashme, shpresa dhe botëkuptime si Francesku, thotë Körner, ai është ndryshe në stil: “më i strukturuar, më i kujdesshëm, më i arsyeshëm”. “Leo është jurist kishtar. Kjo është shumë mirë. Ai do të gjallërojë dhe krijojë struktura të qendrueshme për mirëkuptimin në rritje ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëvë.”/ DW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI