Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Garda Revolucionare organizatë terroriste, Irani denoncon Australinë: Akt ofensiv!

Lapsi.al 27 November 2025
Garda Revolucionare organizatë terroriste, Irani denoncon Australinë:

Irani ka denoncuar vendimin e qeverisë australiane për të futur në listën e zezë trupat e gardës revolucionare të Republikës Islamike, ushtrinë ideologjike të Republikës Islamike. Kjo pasi Canberra i akuzoi ata për kryerjen e sulmeve, që synonin komunitetin hebre në Australi.

Diplomacia australiane tha se qeveria e saj i kishte etiketuar gardën si sponsor shtetëror i terrorizmit në një deklaratë. Ministrja e Jashtme Penny Wong akuzoi ushtrinë ideologjike të Iranit për orkestrimin e sulmeve që synonin komunitetin hebre të Australisë në Sydney dhe Melbourne, pasi vlerësoi inteligjencën. Kryeministri australian Anthony Albanese kishte thënë në atë kohë se Irani ishte pas zjarrit në një kafene hebraike pranë Sydney në tetor 2024 dhe një sinagoge në Melbourne në dhjetor 2024, dy sulme që nuk shkaktuan viktima.

Në gusht, Teherani i kishte hedhur poshtë këto akuza. Në një deklaratë, diplomacia iraniane dënoi fuqimisht Australinë për aktin ofendues dhe të pajustifikuar dhe për shkeljen e normave dhe standardeve ligjore ndërkombëtare në lidhje me sovranitetin kombëtar të shteteve. Mediat e huaja shkruajnë se në gusht, autoritetet australiane e shpallën ambasadorin iranian persona "non grata" dhe i dhanë atij dhe tre diplomatëve të tjerë iranianë shtatë ditë për t'u larguar nga vendi.

Kanberra gjithashtu pezulloi aktivitetet e ambasadës së saj në Teheran dhe thirri ambasadorin e saj nga Irani. Më 4 shtator, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, njoftoi largimin e ambasadorit australian dhe tha se Irani si pasojë e kësaj kishte kufizuar praninë diplomatike të Kanberrës në Teheran.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI