Flash

Kodi i ri Penal, a do të hiqet neni "shpërdorim detyre" për zyrtarët?!

Lapsi.al 27 November 2025
Kodi i ri Penal, a do të hiqet neni "shpërdorim detyre"

Në Kodin e ri Penal mazhoranca mund të shkojë drejt heqjes së nenit “shpërdorim detyre”, me shpresë së kështu mund të shmangë proceset gjyqësore ndaj zyrtarëve publikë që abuzojnë me postin. Kjo është përfolur vazhdimisht edhe kur nisi punën Komisioni i Posacëm i drejtuar një vit më parë nga Fatmir Xhafaj. Por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare për këtë element teksa vijojnë tryezat konsultative për draftin e Kodit Penal që po përgatitet.

Një prej dispozitave të reja të përfshira në draft është “konspiracioni për korrupsion”, nen i cili do të dënojë edhe përgatitjen/sigurimin e kushteve për të kryer veprën penale të korrupsionit. Megjithatë drafti është ende paraprak dhe pritet të ketë një rrugë të gjatë deri në miratimin e tij final në Kuvend në fund të vitit të ardhshëm.

Sot në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua tryeza e 16-të konsultative dhe ndërinstitucionale për draftin e Kodit të ri Penal. Fokusi këtë radhë ishin veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga zyrtarët publikë ose në shërbim publik dhe kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit. Të pranishëm ishin ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Në fjalën e tij Ministri i Drejtësisë tha se përmes këtyre tryezave synohet një konsultim sa më i gjerë e me të gjithë aktorët.

“Ministria e Drejtësisë garanton një proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Ne besojmë fort se në përfundim të kësaj faze të parë të konsultimit të gjerë, do të jetë mundësia e grupit të punës që të gjitha komentet e ardhura me shkrim apo gjatë këtyre tryezave të përpunohen dhe shqyrtohen me kujdes. Më pas do të jepet mundësia për një raund të dytë konsultimesh. Besoj fort se në finale ne do të kemi një produkt shumë cilësor, i cili garanton përshtatjen me nevojat dhe evoluimin e jurisprudencës, por duke harmonizuar këtë Kod të ri Penal me standardet më të mira ndërkombëtare dhe Acquis Communautaire të Bashkimit Europian”, tha ministri Lamallari.

Ministrja Adea Pirdeni në fjalën e saj evidentoi disa nga dispozitat që lidhen direkt me punën e administratës e që duhen adresuar për të pasur në finale një Kod të ri Penal me standardet më të larta e që do t’i rezistojë kohës.

“Kodi i ri Penal të jetë në përputhje jo vetëm me standardet më të mira aktuale, vendore dhe europiane, por mbi të gjitha të garantojë që t’i përshtatet realitetit ligjor, social dhe ekonomik në Republikën e Shqipërisë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër sesa të reflektohen në Kod ato fenomene të cilat janë sot prezente në shoqërinë tonë dhe punën e administratës publike dhe që kërkojnë një adresim të veçantë”, deklaroi ministrja Pirdeni.

Të këshilluara

Franca rikthen shërbimin ushtarak

Franca do të rikthejë një formë të kufizuar të shërbimit ushtarak, në një kohë kur frika për një përballje me Rusinë po rritet në gjithë Evropën. Më shumë se 25...

15:51

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI