Flash

Kompania hungareze në bisedime për aksione ruse në industrinë e naftës së Serbisë

Lapsi.al 27 November 2025
Kompania hungareze në bisedime për aksione ruse në

Kompania hungareze, MOL, mund ta blejë një pjesë të aksioneve në Industrinë e Naftës së Serbisë, NIS, e cila është në pronësi ruse, dhe bisedimet për këtë mundësi janë ende duke vazhduar, tha të enjten shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban.

Serbia duhet ta gjejë një blerës për NIS-in, i cili është nën sanksione amerikane për shkak të pronësisë së tij ruse. Këto sanksione kanë ndalur furnizimet me naftë të papërpunuar nga tubacioni kroat, JANAF.

Beogradi ka paralajmëruar se NIS, si rafineria e vetme e naftës në Serbi, do të detyrohet të mbyllet këtë javë, nëse zbatimi i sanksioneve nuk shtyhet.

Orban, i cili u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq gjatë një vizite në Serbi të enjten, tha se do të zhvillojë bisedime të premten për t’u siguruar se Hungaria do të marrë mjaftueshëm naftë dhe gaz rus, gjë që do t’ia mundësonte asaj gjithashtu ta furnizojë me naftë të papërpunuar edhe Serbinë fqinje.

Orban nuk tregoi se ku ose me kë do të zhvillonte bisedimet, pas raporteve se ai pritet të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë të premten.

Lideri hungarez është aleat si i Putinit, ashtu i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe është siguruar që Hungaria të vazhdojë të marrë naftë dhe gaz rus, pavarësisht përpjekjeve të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian për ta ulur varësinë nga energjia ruse.

Orban tha gjithashtu se Hungaria “me kënaqësi” do të merrte rol në NIS-in e Serbisë, por se i takon Serbisë të vendosë për të ardhmen e rafinerisë së saj të goditur nga sanksionet amerikane.

Shefi i kabinetit të tij, Gergely Gulyas, tha më herët gjatë ditës se “mund të ketë një mundësi për një transaksion normal tregu, por këto bisedime janë duke u zhvilluar. Dua të theksoj sërish se është në interes të ... NIS-it që pronësia ruse të përfundojë”.

“Një mundësi është që MOL të marrë rol më të madh”, tha Gulyas, duke shtuar se Hungaria është “e gatshme të shqyrtojë” ndihmën për transaksionin nëse është e nevojshme.

Vuçiq tha të martën se Beogradi do t’u japë pronarëve rusë të NIS-it – Gazprom Neft dhe Gazprom – 50 ditë kohë për të shitur aksionet e tyre në NIS, përndryshe Qeveria do të marrë kontrollin e operacioneve dhe do të paraqesë një ofertë për t’i blerë ato.

Gazprom Neft zotëron 44.9 për qind të NIS-it dhe Gazprom 11.3 për qind. Serbia ka 29.9 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër mbahet nga aksionarë të vegjël./REL

Të këshilluara

Tornado “Adel” godet Greqinë

Greqia është përfshirë nga moti i keq. Stuhia ka goditura zona të ndryshme. Së fundmi tornado “Adel” ka përfshirë Finikoundën, duke shkaktuar dëme masive. Pe...

18:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI