Flash

Kardashian pranon sfidat në marrëdhënien me Kanye West

Lapsi.al 28 November 2025
Kardashian pranon sfidat në marrëdhënien me Kanye West

Kim Kardashian ka folur hapur për vështirësitë që po përjeton në bashkë-prindërimin me ish-bashkëshortin Kanye West. Në episodin më të ri të “The Kardashians”, 45-vjeçarja rrëfeu se situata është bërë e lodhshme emocionalisht dhe shpesh e vë në pikën e “shpërthimit”.

Gjatë një udhëtimi me makinë me Scott Disick, i cili e pyeti se sa stresuese ishte situata, Kim pranoi:

“Është e vështirë. Ndonjëherë ndihem sikur dua të shpërthej, por nuk mundem. Nuk mundem.”

Kim shpjegoi se një nga momentet më sfiduese është kur West e kritikon publikisht si nënë, duke vënë në dyshim karakterin dhe aftësinë e saj prindërore. Ajo shtoi se pavarësisht përpjekjeve të saj për të krijuar një marrëdhënie të shëndetshme ndërmjet reperit dhe fëmijëve, Kanye “nuk ka telefonuar asnjëherë” për t'i parë ose për të komunikuar me ta.

Në një rrëfim personal gjatë episodit, një producent e theksoi se “ish-partneri i saj është shumë i zëshëm në publik”. Kim u përgjigj: “Nuk mund të përfshihem. Mendoj se është më mirë kështu.”

Ajo theksoi se fokusi i saj i vetëm është të jetë e fortë për katër fëmijët: North (12), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6).

Në një intervistë të muajit të kaluar në podcastin “Call Her Daddy”, Kim deklaroi se Kanye i kontakton fëmijët vetëm kur dëshiron vetë. “Mendoj se kanë kaluar disa muaj që kemi dëgjuar prej tij,” u shpreh ajo.

Pavarësisht vështirësive dhe sjelljes gjithnjë e më të paparashikueshme të West viteve të fundit, Kim theksoi se “asnjëherë” nuk i ka ndarë fëmijët prej babait të tyre dhe nuk ka penguar kontaktin.

Sa i përket faktit që ajo nuk i kundërpërgjigjet publikisht akuzave të reperit, Kim tha:

“Nuk jam ajo vajza që do të luftojë online. Nuk bëj drama në internet.”

 

Të këshilluara

Elton John flet hapur për humbjen e shikimit

Elton John ka treguar arsyen pse nuk po e humb shpresën, pavarësisht se ka humbur plotësisht shikimin në syrin e djathtë pas një infeksioni të rëndë vitin e kal...

18:37

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI