Flash

La Repubblica’: Kush është Loli, narkosi shqiptar që mbushi Romën me kokainë

Lapsi.al 28 November 2025
La Repubblica’: Kush është Loli, narkosi shqiptar që mbushi

Nga Marco Carta dhe Andrea Ossino, LA REPUBBLICA

Nga Ekuadori në Romë, duke kaluar nga porti i Roterdamit. Qindra kilogramë kokainë që mbërrinin në kryeqytet të fshehura në kontejnerët e anijeve të mëdha tregtare. Biznesin milionësh e menaxhonte një narkotrafikant shqiptar, i njohur me një pseudonim tashmë familjar për drejtuesit e antimafias: Loli. Ai është figura qendrore e hetimit të kryer nga ‘Guardia di Finanza’, që të enjten çoi në tetë masa sigurie me burg, të kërkuara nga Drejtoria e Antimafias.

210 kg kokainë të shitur dhe mbi 130 të sekuestruara brenda hetimit, i cili çoi gjithashtu në zbulimin e një servisi të fshehtë, ku modifikoheshin bagazhet e makinave të destinuara për transportin e drogës sapo mbërrinte në Europë. Fitimet, sipas akuzës, do të kishin kaluar një milion euro.

Loli, nga Holanda, koordinonte porositë, mbërritjet dhe shpërndarjen përmes kanaleve të komunikimit të mbrojtura dhe me mesazhe të enkriptuara: një drejtim nga larg, por i pranishëm në çdo hallkë të zinxhirit, nga Amerika e Jugut deri te periferitë e Romës.

Emrin e narkosit shqiptar e kishte dhënë edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Fabrizio Capogna, i cili pikërisht falë Lolit kishte hyrë në rrethin e grosistëve që kishin peshë: “Filloi të na japë drogën me çmime shumë më të ulëta — 26 mijë euro për kilogram, ndërkohë që më parë e paguanim 31 apo 32 mijë”, kishte treguar gjatë dëshmisë së dhënë në korrik 2024, në procesin për vrasjen e Fabrizio Piscitelli-t, të njohur si Diabolik. Zbulimet e Capognës ndër vite kanë tronditur botën e kriminalitetit në Romë, duke i lejuar hetuesit të zgjidhin vrasje të pazgjidhura më parë.

Në sallën e gjyqit, Capogna kishte treguar edhe konfliktin me njerëzit pranë Michele Senese-s: Leandro Bennato dhe Peppe Molisso, nga të cilët blinte para se t’i drejtohej shqiptarit Loli.

“Bennato, me sjelljet e tij prej të forti, fillon të më nxisë që të kthehem te ata. Më akuzoi se po ha si shqiptarët. I përgjigjem që është vetëm çështje çmimi: nëse ofrojnë çmimin e Lolit, blej prej tyre. Unë jam njeri i biznesit, jo i diskutimeve”.

Capogna kishte zgjedhur të mos e tradhtonte Lolin. Më vonë kuptoi se ishte tradhtuar vetë, pasi iu vodhën dhjetë kilogramë kokainë: “Më thanë që nuk e kishin me mua, por me atë të poshtrin që ma shiste, domethënë me Lolin. Nga bisedat që pasuan kuptova se të përfshirë ishin edhe Bennato e Molisso, me të cilët kisha bërë një vit burg bashkë, dhe ai më ishte betuar mbi fëmijët e tij se kishte shmangur që të mos më bënin dëm. Pastaj zbulova se Loli kishte filluar punë me ta: ishin ulur bashkë në tavolinë, ndërkohë që unë e merrja nga ai vend”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI