Flash

Reshje dëbore dhe shiu/ Parashikimi i motit për sot

Lapsi.al 28 November 2025
Reshje dëbore dhe shiu/ Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët, në jug reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Lokalisht në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave. Pas mesditë reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët kryesisht në qendër dhe në jug të vendit. Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 600-800 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI