Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Trump shpall ndalimin e madh: S’ka më migracion drejt SHBA nga vendet e varfra

Lapsi.al 28 November 2025
Trump shpall ndalimin e madh: S’ka më migracion drejt SHBA nga vendet

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të “pezullojë përgjithmonë migracionin” drejt Shteteve të Bashkuara nga të gjitha “vendët e botës së tretë”. Në një postim në Truth Social, ai argumentoi se ky hap do t’i lejonte Amerikës “të rikuperojë sistemin” dhe, sipas tij, të riparojë dëmet që politikat e mëparshme kanë shkaktuar tek standardet e jetesës së amerikanëve. Trump nuk dha detaje se cilat vende do të përfshiheshin në ndalimin e ri.

Deklaratat erdhën një ditë pasi një shtetas afgan u akuzua për sulmin ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington, ku njëra prej tyre humbi jetën. Trump e përdori ngjarjen si shembull të një kërcënimi të madh për sigurinë kombëtare dhe, menjëherë pas sulmit, premtoi të dëbojë çdo të huaj që “nuk i përket këtij vendi”. Njëkohësisht, SHBA pezulloi procesimin e të gjitha kërkesave për emigracion nga Afganistani, duke nisur rishikimin e procedurave të sigurisë.

Administrata e tij njoftoi gjithashtu se do të rishqyrtojë green card-et e dhënë shtetasve nga 19 vende, përfshirë Afganistanin, Kubën, Haitin, Iranin, Somalinë dhe Venezuelën. Nuk u dha sqarim se si do të funksionojë procesi i riexaminimit.

Në postimin e gjerë të së enjtes mbrëma, Trump premtoi të heqë të gjitha përfitimet federale për jo-shtetasit, ndërsa përdori gjuhë të fortë kundër refugjatëve. Ai fajësoi migrantët për “dështimet dhe disfunksionet” në shoqërinë amerikane dhe akuzoi se “qindra mijëra refugjatë somalezë po marrin nën kontroll shtetin e Minnesotës”. “Do të pezulloj përgjithmonë migracionin nga të gjitha vendet e botës së tretë”, shkroi ai, mes një urimi për Ditën e Falënderimeve që u shndërrua në një mesazh kundër emigracionit.

Ekspertë të emigracionit e quajtën reagimin e Trump një “gjah shtrigash” politik, duke theksuar se motivet e sulmuesit nuk janë ende të qarta. Jeremy McKinney nga Shoqata Amerikane e Avokatëve të Emigracionit tha për BBC se radikalizimi apo problemet e shëndetit mendor “nuk kanë kombësi”.

Autoritetet amerikane konfirmuan se  Rahmanullah Lakanwal, i dyshuari i sulmit, kishte ardhur në SHBA në vitin 2021 përmes programit që ofronte mbrojtje për afganët që kishin punuar me forcat amerikane pas tërheqjes nga Afganistani. Ai kishte punuar edhe me CIA-n, ndërsa kërkesa e tij për azil ishte miratuar fillimisht këtë vit. Sulmoi dy pjesëtarët e Gardës Kombëtare në Uashington, duke vrarë 20-vjeçaren Sarah Beckstrom, ndërsa ushtarja tjetër, Andrew Wolfe, mbetet në gjendje kritike.

Trump e cilësoi ngjarjen një “akt terrori” dhe e përdori atë për të ashpërsuar më tej kursin e tij kundër emigracionit. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë dhe USCIS nuk kanë sqaruar ende se si do të zbatohet konkretisht ndalimi i ri që Trump ka paralajmëruar. BBC, përgatiti në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI