Flash

Washingtoni i kujton Ramës kartelet e drogës në Ditën e Flamurit

Lapsi.al 28 November 2025
Washingtoni i kujton Ramës kartelet e drogës në Ditën e

Një “urim” për festën e pavarësisë që vjen si paralajmërim për qeverinë e Edi Ramës. I tillë është mesazhi i sekretarit amerikan të shtetit Marco Rubio për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, një tekst që supozohet të ishte ceremonial dhe festiv, por që në fakt përmban një shqetësim të qartë sigurie.

Në vend të frazave të zakonshme për miqësinë historike mes dy vendeve, Rubio ka zgjedhur të jetë i ashpër në formulimin se: “partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to.” Që ky mesazh të shkruhet në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, tregon se Uashingtoni nuk ka më durimin të komunikojë me nënkuptime, por po thekson se prioritetet amerikane në raport me Shqipërinë kanë ndryshuar.

Ajo që bie menjëherë në sy, është se në tekst shmanget përmendja e qeverisë shqiptare, (Teksti i plotë më poshtë) por theksohet bashkëpunimi është me agjencitë ligjzbatuese. Për më tepër, përmendja e “karteleve të trafikut të drogës” në ditën e një feste kombëtare është fare e pazakontë dhe e bën më të drejtpërdrejtë mesazhin.

Tekste të këtij lloji në ditë festash zakonisht formulohen në një mënyrë formale, neutrale, të shkurtër dhe pa asnjë term që mund të ngrejë tension politik, por Rubio duket se e ka përmbysur këtë logjikë.

Duke futur në mesazhin festiv termat “kërcënime”, “grupe kriminale ndërkombëtare” dhe “kartele të trafikut të drogës”, ai i çon Tiranës një sinjal të qartë diplomatik për rrezikun e karteleve. Një mënyrë për t’i thënë troç Shqipërisë se mbetet një aleate e NATO-s, por çështja e krimit të organizuar shqiptar në arenën ndërkombëtare nuk është më e negociueshme.

Mesazhi i Rubios nuk vjen papritur. Gjashtë muaj më parë, SHBA dërgoi një tjetër paralajmërim të ngjashëm, këtë herë përmes Prokurores së Përgjithshme të SHBA, Pam Bondi. Gjatë vizitës së emisarit të saj Stephen Fields u përcollën publikisht të njëjtat shqetësime.

Në njoftimin zyrtar të Ambasadës së SHBA në Tiranë thuhej se Fields kishte përcjellë “prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm”. Deklarata erdhi pas një momenti kur normalisht pritej një urim për zgjedhjet e 11 majit. Por në vend të përgëzimit për fituesit, Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, Uashingtoni zgjodhi të theksojë rrezikun e karteleve dhe grupeve kriminale që operojnë në Shqipëri.

Njësoj si mesazhi i Rubios, edhe ai i Bondit ishte i ngarkuar me fjalë që nuk janë zakonisht pjesë e komunikimeve diplomatike. Terma si “eliminimi i karteleve”, “krimi i organizuar ndërkombëtar” sollën në Shqipëri të njëjtin mesazh, që problemet e sigurisë dhe trafikut të drogës janë kryqëzuar me prioritetet e punës së Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA.

I ftohtë dhe i shkurtër ishte edhe urimi që pasoi nga SHBA dy javë pas zgjedhjeve të 11 majit. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.”

Edhe atëherë ra në sy fakti që nuk përmendeshin askund fituesit, Edi Rama dhe Partia Socialiste, por vetëm “populli shqiptar” dhe “partneriteti me Shqipërinë” dhe asgjë mbi bashkëpunimn me qeverisjen.

Nëse vendosen pranë njëra tjetrës, deklarata e Rubios për Ditën e Pavarësisë dhe e Bondit pas zgjedhjeve të japin një linjë të re mesazhesh të SHBA për vendin tonë.

Më së pari bie në sy shpërfillja që i bëhet qeverisë së Edi Ramës, ndërsa vëmëndja për SHBA fokusohet tek shqetësimi se ka të bëjë me një partner problematik me krimin e organizuar, kartelet dhe trafikun e drogës.

Talljet e Ramës/ Donald Trump i përcjell paralajmërimet tek Macron

Gjithsesi, mesazhi që vinte nga Prokurorja e Përgjithshme Amerikane Pam Bondi, ishte më pak alarmues për shkak të funksionit të saj, por ky "urim-paralajmërim" nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marko Rubio tingëllon më i fortë, më i drejtpërdrejtë dhe i zhveshur nga mirësjelljet diplomatike, një gjuhë që e ngre problemin mes dy vendeve në një nivel të ri.

E sigurtë është se koha e diplomacisë së butë nga SHBA ka perënduar dhe bashkë me të, kanë ndalur edhe përkëdheljet e zakonshme që vinin nga Uashingtoni për Edi Ramën, të cilit për festa, nuk po i vijnë më urime, por paralajmërime./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI