Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

GP Qatar, Piastri rrëmben pole Sprint para Russell e Norris: sërish keq Ferrari

Lapsi.al 29 November 2025
GP Qatar, Piastri rrëmben pole Sprint para Russell e Norris: sërish
Goditje e forte nga Oscar Piastri në kualifikimet e garës Sprint të Formula 1 në Katar: australiani i McLaren është më i shpejti me kohën 1’20’’055. Shkon një hap larg arritjes George Russell me Mercedes, i dyti me vetëm 32 mijëtat. Vendi i tretë për liderin e Botërorit Lando Norris, i shkëputur me pak më shumë se dy të dhjetat. Vetëm i gjashti Verstappen, vendi i nëntë për Charles Leclerc. Sërish katastrofë për Lewis Hamilton, jashtë që në Q1 (i tetëmbëdhjeti).

Super Piastri

Surpriza dhe konfirmime në kualifikimet Sprint të Formula 1 në Katar: Oscar Piastri merr Pole Position me një super kohë 1’20’’055. Australianci përpiqet t’i bëjë presion shokut të tij të skuadrës te McLaren (si dhe liderit të Botërorit) Lando Norris, i treti në finish me +0.230. Mes Papaya-ve një George Russell shumë solid: anglezi i Mercedes paguan vetëm 32 mijëtat ndaj Piastri. Pozicioni i katërt për Fernando Alonso, me pak më pak se katër të dhjetat. Nuk mund të jetë veçse i zhgënjyer Max Verstappen: për të vetëm vendi i gjashtë në Q3, i paraprirë për herë të parë edhe nga shoku i tij i skuadrës Yuki Tsunoda (të dy me pak më pak se gjysmë sekonde nga poleman), pasi kishte shënuar kohën më të mirë në Q1 dhe kohën e tretë në Q2.

Zhgënjen Ferrari

Për të plotësuar dhjetëshen e parë janë Andrea Kimi Antonelli (i shtati me +0.477), Carlos Sainz (i teti me +0.487), Charles Leclerc (i nënti me +0.567) dhe Alexander Albon (i dhjeti, i shkëputur me më shumë se shtatë të dhjetat). Piloti nga principate i Ferrarit bën gjithsesi më mirë se Lewis Hamilton, protagonist i episodit të radhës negativ të vitit të tij të zi: britaniku shtatë herë Kampion Bote eliminohet direkt në Q1, në pozicionin e tetëmbëdhjetë dhe pa qenë asnjëherë kompetitiv. Edhe shoku i tij i skuadrës e ka të vështirë në të parin nga tre stint-et, por arrin sidoqoftë të futet mes dhjetë të parëve. Përveç katastrofës së pjesshme të Ferrarit është e domosdoshme të theksohen edhe dy paraqitjet e mira të Isack Hadjar dhe Oliver Bearman: dy talentet e rinj respektivisht të Racing Bulls dhe Haas mbyllin në pozicionet e njëmbëdhjetë dhe të dymbëdhjetë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI