Flash

Pse nuk krijoi një parti të re/ Berisha: PD nuk e meritonte tu dorëzohej armiqve

Lapsi.al 29 November 2025
Pse nuk krijoi një parti të re/ Berisha: PD nuk e meritonte tu

Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi se në foltoren e vitit 2022 kishte një rrugë tjetër për të krijuar një forcë tjetër politike. Berisha tha se nuk e zgjodhi këtë rrugë pasi sipas tij, nuk mund të pranohej që PD tu dorëzohej armiqve të saj.

“Sigurisht që arrestimi im në shtëpi për 333 ditë ishte një kohë shumë e çmuar. Dhe unë nuk isha pa projekt unë, të cilin do ta zbatoja. Përsëri me Edi Ramën zgjedhjet nuk i fiton opozita.

Por do ta zbatoja sepse e kisha një projekt. Tani natyrisht nuk mendoj se është bërë gabim që u bashkuam. Bashkimi ishte siç e patë ju vetë kundërpërgjigje, ndaj asaj përpjekjeje për zhdukjen e PD, nga bastard i xhelatëve të diktaturës siç është Edi Rama. Rama pasi me Soros bëri gjithccka që të arkivonte mua në politikë. U vërsul që të kontrollonte PD me çdo kusht dhe me ndihmën e shërbëtorëve të Sorosit.

Pra ajo betejë nuk ishte e thjeshtë, ajo ishte betejë për ekzistencën e PD. Sali Berisha kishte një rrugë tjetër të ri themelonte një forcë të re politike të re. Por nuk mund të pranohej që PD tu dorëzohej armiqve.

Terrori politik ndaj opozitës nuk është moment inkurajimi për qytetarët, por është një moment terrori. Në këtë kontekst përpjekjet për bashkim ishin më të duhura dhe padiskutim që ato kishin një çmimi. Por nuk mund të pranoj që PD të transformohej në një parti jashtë idealeve të demokratëve.”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI