Flash

Telegraph: Trump gati të njohë pushtimin rus të territoreve ukrainase

Lapsi.al 29 November 2025
Telegraph: Trump gati të njohë pushtimin rus të territoreve

Shtetet e Bashkuara duket se janë të gatshme të njohin kontrollin rus të Krimesë dhe territoreve të tjera të pushtuara ukrainase në mënyrë që të sigurojnë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.

Sipas Telegraph, Donald Trump do të nisë të dërguarin special Steve Witkoff dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner, për t'ia paraqitur ofertën Vladimir Putinit në Moskë.

Propozimi për të njohur sovranitetin e Rusisë pritet të ecë përpara pavarësisht shqetësimeve nga aleatët europianë të Ukrainës. Sipas një burimi të njohur me negociatat, "po bëhet gjithnjë e më e qartë se amerikanët nuk janë të interesuar për qëndrimin e evropianëve”.

“Ata thonë se evropianët mund të bëjnë çfarë të duan", thotë burimi i Telegraph.

Sakaq, Presidenti rus tha të enjten se njohja ligjore e Krimesë dhe rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut nga SHBA-ja si territor rus do të ishte një nga çështjet kryesore në negociatat mbi planin e paqes të presidentit të SHBA-së.

Të premten, Kremlini njoftoi se kishte marrë një strategji të rishikuar për t'i dhënë fund luftës, të hartuar pas bisedimeve emergjente midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë në Gjenevë javën e kaluar. Plani origjinal i paqes me 28 pika, të cilin Witkof e kishte hartuar pas diskutimeve me zyrtarët rusë, përfshinte njohjen "de facto" të Krimesë dhe dy rajoneve lindore të Donbasit nga SHBA-ja.

Strategjia gjithashtu propozonte njohjen "de facto" të territoreve të mbajtura nga Rusia pas vijës së kontaktit në rajonet Kherson dhe Zaporizhia të Ukrainës, pas çdo marrëveshjeje armëpushimi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI