Flash

Simon Cowell thyen heshtjen për humbjen e Liam Payne

Lapsi.al 30 November 2025
Simon Cowell thyen heshtjen për humbjen e Liam Payne

Simon Cowell është rikthyer tek momenti i dhimbshëm kur mori lajmin për vdekjen e Liam Payne, ish-anëtarit të One Direction.

Në një intervistë për The New York Times, producenti 66-vjeçar tregon se lajmi e goditi si rrufe:

“Dikush që punon me mua hyri në dhomë. E pashë nga fytyra që ishte e shqetësuar. Më tha: ‘Ulu’. Dhe pastaj ma tha… Ishte një ‘wow’ që të lë pa fjalë,” u shpreh ai.

Cowell madje e krahasoi tronditjen me dhimbjen që ndjeu kur humbi të atin në vitin 1999:

“Është shumë e vështirë ta përshkruash. Thjesht shok. Nuk mendon më qartë.”

I prekur thellë nga tragjedia, Cowell tha se instinkti i parë ishte të kontaktonte prindërit e Payne:

“Si prind, imagjinoj se çfarë kanë ndjerë. I njihja dhe doja t’u thosha sa keq më vinte. Ishte thjesht e tmerrshme.”

Cowell kujtoi se e kishte takuar Liam një vit para vdekjes:

“Hyri në dhomë dhe dukej fantastik. Më tha se po kujdesej për veten, shkonte në palestër. Folëm për djalin e tij, për jetën… thjesht si miq.”

Ai tha se pikërisht ky takim e bëri lajmin edhe më të pabesueshëm.

Në mes të spekulimeve online se presioni i One Direction mund të ketë ndikuar në jetën e Payne, Simon u shpreh:

“Ideja që je përgjegjës për dikë 10 vite pasi e ke nënshkruar? Kjo është torturë. Prindërit e Liam më kanë thënë se ai ishte krenar për gjithçka që arriti.”

Pas vdekjes së Payne, burime të afërta me grupin thanë se tragjedia i ka afruar ish-anëtarët, të cilët aktualisht po mbajnë lidhje më të ngushta se vitet e fundit.

 

Të këshilluara

Arrestohet Ray J

Ray J është vënë në pranga pas një debati që u transmetua në rrjetet sociale gjatë Ditës së Falënderimeve. Debati shpërtheu gjatë një paraqitjeje live në rrj...

19:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI