Flash

Brigitte Bardot thyen heshtjen pas shtrimit në spital

Lapsi.al 1 December 2025
Brigitte Bardot thyen heshtjen pas shtrimit në spital

Aktorja Brigitte Bardot ka zbuluar së fundmi se po rikuperohet dhe u ka kërkuar fansave të mos shqetësohen për shëndetin e saj.

Lajmi u konfirmua nga Fondacioni Bardot përmes një deklarate zyrtare, pas raportimeve të shumta mediatike se 91-vjeçarja ishte shtruar sërish në spital në Toulon muajin e kaluar. Bardot kishte qenë gjithashtu e shtruar në spital në tetor për një ndërhyrje që zyra e saj e përshkroi në atë kohë si të vogël.

“Për t’u përgjigjur përhapjes së informacionit të rremë ditët e fundit, znj. Brigitte Bardot dëshiron t’ju kujtojë se aktualisht është në fazë rikuperimi. Ajo kërkon respektimin e privatësisë dhe fton të gjithë të qetësohen,” thuhet në deklaratën e fondacionit.

Aktorja legjendare ka një mesazh të veçantë për ata që janë vërtet të shqetësuar:
“Ju dërgoj dashurinë time të gjithëve.”

Brigitte Bardot u bë e famshme botërisht në vitet ’50 dhe ’60 për rolin e saj të guximshëm në filma si “And God Created Woman”. Ajo publikoi gjithashtu disa albume muzikore gjatë asaj periudhe.

Në vitet ’70, Bardot u tërhoq përfundimisht nga aktrimi, u vendos në Saint-Tropez dhe ia kushtoi jetën mbrojtjes së kafshëve përmes fondacionit që mban emrin e saj.

Të këshilluara

Arrestohet Ray J

Ray J është vënë në pranga pas një debati që u transmetua në rrjetet sociale gjatë Ditës së Falënderimeve. Debati shpërtheu gjatë një paraqitjeje live në rrj...

19:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI