Flash

Grupim i ri brenda PD? Lubonja: Me rrugën e fortë do të dështojnë përballë Berishës

Lapsi.al 1 December 2025
Grupim i ri brenda PD? Lubonja: Me rrugën e fortë do të

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Studio24”, komentoi takimin informal të disa prej eksponentëve të Partisë Demokratike që rezultuan ndër më të votuarit në primare dhe në listat e hapura të zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, ky takim nuk përbën një lëvizje të strukturuar brenda partisë, por pasqyron një shqetësim të brendshëm të një grupi demokratësh që nuk po arrijnë të artikulojnë hapur mendimet e tyre.

“Nuk është lëvizje brenda partisë,” u shpreh Lubonja. “Ka një shqetësim të një grupi brenda PD, të cilët nuk janë aq transparentë. Nuk i thonë të gjitha ato që mendojnë, edhe për arsye politike. Ata i sillen vërdallë problemit, por nuk vendosin dot gishtin mbi i.”

Sipas tij, në bazën e gjërë demokratike dhe në shoqëri qarkullon një bindje e thjeshtë: opozita nuk mund të fitojë sa kohë Sali Berisha drejton PD-në. “Nuk thonë shqiptarët ‘na duhet më shumë demokraci’, por thonë ‘kush është lideri që mund t’i japim pushtetin’. Kjo është logjika e popullit të thjeshtë,” theksoi Lubonja.

Ai shtoi se shumë prej figurave të përfshira në këtë takim e njohin realitetin, por shmangin ta thonë hapur, pasi Berisha dhe rrethi i tij kanë më shumë pushtet brenda partisë. Për ta, sipas Lubonjës, sfida është si të ngrihet kjo çështje pa shkaktuar një tjetër përçarje të PD-së.

“Loja është: çfarë do bëjë Berisha? Sa besim ka Berisha tek këta? A arrijnë këta të krijojnë besim si lidership i ri? A mund të ruhet uniteti dhe të ndryshohet lidershipi? Kjo duhet diskutuar në mënyrë më transparente në strukturat e partisë, të cilat nuk po mblidhen,” - tha analisti.

Lubonja argumentoi se lidershipi i Berishës mund të sfidohet në dy forma. E para, “rruga e butë”, përmes sugjerimeve dhe ndërgjegjësimit gradual, ku Berisha mund të tërhiqet vetë. E dyta, “rruga e fortë”, që përfshin sfidim direkt dhe garë të hapur brenda partisë, diçka që, sipas tij, PD-ja nuk e ka të ndërtuar në mënyrë funksionale.

“Intuita ime thotë se këta do të dështojnë me rrugën e fortë. Do u thonë që janë blerë nga Rama, etj. Rrugën duhet ta gjejnë vetë, përmes transparencës në parti. Berisha e njeh këtë problem, nuk është se nuk e njeh,” përfundoi Lubonja, duke nënvizuar se kriza brenda PD-së nuk mund të zgjidhet pa debat të hapur dhe pa rikthimin e funksionimit institucional. /BW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI