Flash

Tifozët e Ajax tmerrojnë lojtarët, arbitri ndal sfidën: “Hidhen raketa, skandaloze”

Lapsi.al 1 December 2025
Tifozët e Ajax tmerrojnë lojtarët, arbitri ndal sfidën:
Ndeshja mes Ajax dhe FC Groningen u pezullua përfundimisht pasi ishte ndërprerë për më shumë se pesë minuta: vendimtare u bënë sjelljet e tifozëve vendas të cilët nisën të hidhnin në fushë flakadanë dhe kapsolla, duke detyruar në arrati lojtarët e të dy skuadrave. Arbitri më pas e pezulloi përfundimisht ndeshjen, e cila u riprogramua për të martën më 2 dhjetor në orën 14:30, me rezultatin 0-0 dhe për t’u rifilluar nga minuta e 7-të, dhe që natyrisht do të luhet me dyer të mbyllura, edhe pse arbitri i takimit, Bas Nijhuis, u shpreh kundër: “E ndalova gjithçka sepse nuk doja të merrja përgjegjësi për atë që po ndodhte. Po hidhen raketa në fushë, sporti nuk ka të bëjë fare me këtë.”

Çfarë ndodhi në Cruijff Arena vetëm pas 7 minutash të Ajax-Groningen

Skena surreale u panë në Cruijff Arena me rastin e ndeshjes në shtëpi të Ajax kur si para fishkëllimës së fillimit ashtu edhe gjatë minutave të para të lojës, klima brenda stadiumit shpërtheu shpejt në një barut të rrezikshëm, sepse nga tribuna e tifozëve vendas u hodh gjithçka në fushë: kapsolla, flakadanë, raketa. Një kaos total që e detyroi arbitrin të ndërpriste ndeshjen vetëm pas 7 minutash lojë. Një ndalesë që zgjati më shumë se gjysmë ore për të lejuar shpërndarjen e tymit që nuk e linte më të dukshme fushën, por në fund mbërriti zgjedhja përfundimtare: ndeshja u pezullua plotësisht nga frika e incidenteve të reja.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by ESPN NL (@espnnl)

Rrëfimi i arbitrit Nijhuis: “Asgjë s’ka të bëjë me sportin”

Vendimi u mor nga Bas Nijhuis, arbitri i ndeshjes, i cili nuk pati asnjë dyshim për zgjedhjen që duhej bërë pas 30 minutash ndërprerje: “Sapo zhvilluam një mbledhje dhe ajo që po ndodh këtu është e papranueshme”, pati paralajmëruar drejtpërdrejt në ESPN pas ndërprerjes së parë. “Raketat në zonë janë tashmë mjaft të rrezikshme, por nëse doni të godisni lojtarët tuaj, vazhdoni ta bëni dhe do t’ia dilni. Do të përpiqemi të kthehemi në fushë kur tymi të jetë shpërndarë dhe situata të jetë rregulluar. Është vërtet skandaloze. Po hidhen raketa në fushë. Kjo nuk ka më asnjë lidhje me futbollin”. Më pas vendimi final i pezullimit përfundimtar: “Nuk dua të marr përsipër këtë përgjegjësi sepse nuk besoj se është e sigurt”. Një minutë më pas, njoftimi i folësit të stadiumit.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by ESPN NL (@espnnl)

Pse tifozët e Ajax hodhën flakadanë e kapsolla në fushë

Motivi i sjelljeve të dhunshme të tifozëve të “Shigjetarëve” u bë i ditur zyrtarisht nga pjesa më ekstreme: asnjë protestë ndaj skuadrës përkundër rezultateve të dobëta në Holandë dhe në Champions League, por për të përkujtuar një shok tribune, i ndarë nga jeta së fundmi në një aksident me varkë. Ai ishte 29 vjeç dhe frika e arbitrit Nijhuis ishte se në minutën e 29’ të gjitha trazirat do të përsëriteshin me përpikëri.

Ndjesa e Ajax: “Masat e sigurisë nuk ishin të mjaftueshme”

Edhe Ajax, përballë asaj që ndodhi, mori qëndrim duke mbrojtur pjesën “e mirë” të tifozërisë së vet. “Distancohemi fort nga ky sjellje e papranueshme. E dinim që një tifoz shumë i njohur kishte vdekur. Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që ndodh, por menduam se kishim marrë masa shtesë: qartësisht nuk ishin të mjaftueshme. Tani do të analizojmë pamjet dhe do të marrim masat e duhura.”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI