Flash

U aludua se është ndarë nga Blake Shelton, reagon Gwen Stefani

Lapsi.al 1 December 2025
U aludua se është ndarë nga Blake Shelton, reagon Gwen Stefani

Gwen Stefani dhe Blake Shelton i kanë hedhur poshtë të gjitha thashethemet për krizë martesore.

Këngëtarja e No Doubt, 56 vjeçe, publikoi gjatë fundjavës së Falënderimeve një foto  në Instagram Stories, duke treguar se çifti vazhdon të jetë më i bashkuar se kurrë.

Spekulimet u shtuan pasi çifti mungoi në CMA Awards më 19 nëntor, megjithëse Shelton ishte i nominuar për kategorinë “Musical Event of the Year” falë bashkëpunimit me Post Malone në këngën “Pour Me a Drink”.

Për më tepër, dyshja nuk është parë në një tapet të kuq që nga marsi, në eventin “OPRY 100”. Edhe aktiviteti i tyre në rrjetet sociale ngriti pikëpyetje te fansat, pasi Stefani nuk kishte postuar foto me partnerin që nga qershori, ndërsa Shelton e uroi publikisht në ditëlindje vetëm në tetor.

Gwen dhe Blake u njohën në skenën e “The Voice”, duke nisur lidhjen në vitin 2015, pasi të dy u ndanë nga martesat e tyre të mëparshme. Ata u fejuan në vitin 2020 dhe u martuan në korrik 2021 në fermën e Shelton në Oklahoma, në një ceremoni intime ku morën pjesë edhe tre djemtë e Stefani-t: Kingston, Zuma dhe Apollo.

Shelton ka treguar disa herë se këngëtarja e ka ndihmuar në një periudhë shumë të vështirë.

“Ndihesha sikur po bija nga një shkëmb dhe një dorë më kapi sapo arrija fundin. Ajo më shpëtoi,” është shprehur ai më herët, duke shtuar se Gwen është personi që i ka qëndruar më pranë se kushdo tjetër.

Në ceremoninë e yllit të Shelton në Hollywood Walk of Fame vitin e kaluar, Stefani e quajti bashkëshortin “ëndrra e saj e realizuar” dhe e përshkroi si njeriun më të përzemërt, më të thjeshtë dhe më të sinqertë që ka njohur.

“Ai mbetet i njëjti njeri, pavarësisht suksesit,” tha ajo. “Kudo që shkojmë, njerëzit ndihen sikur e njohin Blake Shelton.”

 

Të këshilluara

Arrestohet Ray J

Ray J është vënë në pranga pas një debati që u transmetua në rrjetet sociale gjatë Ditës së Falënderimeve. Debati shpërtheu gjatë një paraqitjeje live në rrj...

19:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI