Flash

Diddy shpërthen kundër 50 Cent për dokumentarin e ri

Lapsi.al 2 December 2025
Diddy shpërthen kundër 50 Cent për dokumentarin e ri

Sean “Diddy” Combs, i cili po vuan një dënim prej 50 muajsh, ka reaguar ashpër ndaj dokumentariit të ri të Netflix, “Sean Combs: The Reckoning”, i prodhuar nga rivali i tij i vjetër, 50 Cent.

Përmes një deklarate për Variety, përfaqësuesi i tij e cilësoi projektin si “të turpshëm”, duke akuzuar platformën se ka përdorur “pamje të vjedhura” që nuk janë autorizuar kurrë për publikim.

Sipas palës së Combs, Netflix ka marrë materiale private — përfshirë edhe pjesë nga bisedat e tij me avokatët — duke i nxjerrë jashtë kontekstit për të “sensacionalizuar çdo minutë” të jetës së tij. Ata vënë në dukje se Combs ka mbledhur video personale që nga mosha 19 vjeçare për të treguar historinë e tij, dhe se asnjë e drejtë mbi këtë arkiv nuk i është transferuar Netflix-it apo palëve të treta.

Po ashtu, ekipi i tij kritikoi faktin që Netflix i dha kontroll krijues 50 Cent, të cilin e përshkruan si “një kundërshtar të përhershëm me një axhendë personale kundër Combs”. Sipas tyre, kjo zgjedhje është një tradhti personale, duke qenë se Combs ka pasur respekt të madh për CEO-n e Netflix, Ted Sarandos.

Nga ana tjetër, regjisorja Alexandria Stapleton deklaroi se materiali i përdorur “na ka ardhur në mënyrë të ligjshme” dhe se ekipi gjithashtu i është drejtuar disa herë avokatëve të Combs për komente, por nuk ka marrë përgjigje.

Netflix publikoi së fundmi trailerin zyrtar të dokumentarit me katër pjesë, i cili ofron pamje ekskluzive nga ditët e fundit të Combs para arrestimit të tij në shtator 2024 dhe nga momentet e tensionuara të telefonatave me ekipin ligjor.

Combs u dënua në korrik për dy akuza të transportimit për prostitucion, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual me forcë, mashtrim. Ai pritet të lirohet në qershor 2028.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI