Flash

Osimhen shkakton sherr që pa nisur Fenerbahce–Galatasaray: çfarë ka ndodhur

Lapsi.al 2 December 2025
Osimhen shkakton sherr që pa nisur Fenerbahce–Galatasaray:
Derbi i Stambollit i javës së 14-të të Super Ligës u ndez shumë përpara se të jepej sinjali i fillimit. Në kazanën e Chobani Stadium, klima tashmë e ndezur mes Fenerbahce dhe Galatasaray u përkeqësua në një sherr gjatë nxehjes, një fotografi perfekte e rivalitetit më të egër të futbollit turk. Shkëndija vjen kur Irfan Can Egribayat, portieri i dytë i Fenerbahce, i afrohet tribunës për të përshëndetur tifozët, duke kaluar pranë zonës së punës së Galatasaray. Victor Osimhen e interpreton gjestin si një provokim dhe i afrohet duke i kërkuar të kthehet në zonën e tij. Prej aty përballja shndërrohet në kaos: shtyje, protesta, staf që vrapon në fushë dhe lojtarë që përpiqen t’i ndajnë të dy.

Lexo më tej: Galatasaray i çmendur për Osimhen: 3 milionë ndjekin live udhëtimin për në Stamboll

Brenda pak sekondash të dy skuadrat janë fytyrë më fytyrë, duke konfirmuar ajrin e nervave të tendosur që gjithmonë shoqëron këtë përballje. Ndërhyjnë edhe trajnerët, me një kontakt të afërt mes anëtarëve të dy stafëve që ka kërkuar ndërhyrjen e steëardëve. Arbitri më pas ka larguar nga fusha analistin e ndeshjes së Galatasaray, Serhat Dogan, dhe drejtorin e stadiumit të Fenerbahce, Ali Bozan, të dy të përfshirë në përleshje.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by gsloji (@gsloji)

Tension edhe gjatë ndeshjes

Pasi u qetësuan shpirtrat, derbi nisi rregullisht, por klima mbeti e nxehtë edhe gjatë lojës. Në pjesën e ndeshjes një tjetër shkëndijë ka përfshirë Milan Skriniar dhe Okan Buruk, protagonistë të një debati të ashpër për një rivënje anësore, me Osimhen të detyruar të ndërhyjë për të shmangur përplasjen e radhës. Ndeshja, e ekuilibruar dhe e mbushur me tension, u mbyll 1-1, me Galatasaray në avantazh falë golit të Sané dhe Fenerbahce që arriti barazimin në minutën e 95' me Duran. Rezultati lë të pandryshuara distancat në renditje, por tregon edhe një herë se sa shumë kjo sfidë mbetet një nga simbolet absolute të rivalitetit historik të futbollit turk: çdo episod bëhet benzinë mbi zjarr, çdo kontakt një detonator i mundshëm. Dhe përleshja në nxehje mes Osimhen dhe Egribayat do të mbetet një nga imazhet më të forta të një tjetër derbi me tension maksimal.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI