Flash

Putin kërcënon Europën: Nëse kërkon luftë, Rusia është gati që tani

Lapsi.al 2 December 2025
Putin kërcënon Europën: Nëse kërkon luftë, Rusia

Presidenti rus Vladimir Putin lëshoi një kërcënim të drejtpërdrejtë kundër Evropës. Ai theksoi se "nëse Evropa dëshiron të luftojë, ne jemi gati tani", duke pretenduar se situata "është plotësisht nën kontrollin e ushtrisë ruse".

Ai i akuzoi evropianët se po pengojnë përpjekjet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke shtyrë përpara propozime që e dinin se do të ishin "absolutisht të papranueshme" për Moskën, në mënyrë që të mund ta akuzonin Rusinë se nuk dëshiron paqe.

Ai shtoi se qeveritë evropiane janë përjashtuar nga bisedimet e paqes sepse kanë ndërprerë kontaktet me Rusinë. "Ata mbështesin vazhdimin e luftës, nuk kanë axhendë paqeje", tha ai, duke e përshkruar qëndrimin e tyre si një pengesë për procesin e gjetjes së një zgjidhjeje për Ukrainën.

Deklaratat e Putinit erdhën pak para takimit të tij në Kremlin me të dërguarit e Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Ai u përqendrua veçanërisht në qytetin e Pokrovskut, duke vënë në dukje se ai ka "rëndësi të veçantë" për Rusinë, pasi është një "bazë e rëndësishme për përmbushjen e qëllimeve".

Putin kërcënoi se Rusia do ta shkëpusë Ukrainën nga deti në përgjigje të sulmeve me dronë ndaj anijeve cisterna të "flotës në hije" të Rusisë në Detin e Zi.

"Zgjidhja më radikale është të shkëputet Ukraina nga deti, atëherë pirateria do të jetë de facto e pamundur", tha ai.

Ai tha se Moska do të intensifikojë sulmet ndaj objekteve dhe anijeve ukrainase dhe do të marrë masa kundër anijeve cisternë nga vendet që ndihmojnë Ukrainën.

Të shtunën, një zyrtar ukrainas i sigurisë tha se dronët detarë ukrainas goditën dy anije cisterna të sanksionuara në Detin e Zi, ndërsa ato po shkonin drejt një porti rus për të ngarkuar naftë për tregjet e huaja.

Sot, një anije cisternë me flamur rus që transportonte vaj luledielli raportoi një sulm me dron në brigjet turke, por 13 anëtarët e ekuipazhit mbetën të padëmtuar, sipas autoritetit detar turk dhe kompanisë Tribeca.

Kievi tha se nuk kishte të bënte fare me incidentin. Ukraina ka kryer gjithashtu sulme me raketa dhe dronë në portin rus të Novorossiysk në Detin e Zi , duke shkaktuar ndërprerje në dërgesat e naftës.

Putin shprehu shpresën se "udhëheqja ukrainase duhet të mendojë nëse praktika të tilla ia vlejnë".

Presidenti rus tha se rënia e prodhimit në disa sektorë të ekonomisë është "e papranueshme", duke theksuar se qëllimi i qeverisë dhe bankës qendrore mbetet kalimi drejt një rritjeje të ekuilibruar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI