Flash

Shehaj: SPAK duhet të marrë të pandehur Partinë Socialiste

Lapsi.al 2 December 2025
Shehaj: SPAK duhet të marrë të pandehur Partinë Socialiste

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi sot në Parlament se “ka ardhur momenti që SPAK të marrë të pandehur Partinë Socialiste.”

Ai renditi emrat e zyrtarëve socialistë që janë marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Ilir Beqaj e të tjerë, duke theksuar se “të gjithë kanë një të përbashkët, janë anëtarë të PS-së”. 

“PS i ka bërë dëm miliarda lekë Shqipërisë. Nëse nuk ka ilaçe në onkologjik është sepse PS i ka dhënë këtij vendi disa qeveri të korruptuara. Kjo ështe arsyeja pse shqiptarët po ikin. Dhe prandaj ka ardhur momenti që SPAK-u të marrë të pandehur Parinë Socialiste” tha Shehaj, duke shtuar se në këtë situatë SPAK duhet të marrë në shqyrtim përgjegjësinë e vetë Partisë Socialiste si organizatë.

Shehaj akuzoi kryeministrin Rama se po ushtron presion të hapur mbi drejtësinë, duke sulmuar çdo ditë prokurorët e SPAK-ut ndërkohë që, siç theksoi ai, “vartësja e tij është e pandehur nga SPAK”. Sipas Shehajt, edhe deklaratat publike të prokurorëve, të cilët kanë thënë se janë ndier të kërcënuar, tregojnë se ekzekutivi po përpiqet të frenojë hetimet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI