Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Dosja ‘Rama-Mogerini’, Berisha: Hetoni komunikimet e tyre në SkyECC dhe Matrix

Lapsi.al 3 December 2025
Dosja ‘Rama-Mogerini’, Berisha: Hetoni komunikimet e tyre në

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu u ka bërë thirrje Prokurorisë Publike Europiane, Prokurorinë e Mbretërisë së Belgjikës, OLAF, të hetojnë komunikimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Federika Mogherinit, në lidhje me tenderin për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë.

Kryedemorkati ka treguar gatishmërinë e PD që të ndihmojë në zbardhjen e aferave të mazhorancës.

“Dosja “Rama-Mogherini” është shumë më e rëndë se ajo e Kolegjit Europian. U bëj thirrje, Prokurorisë Publike Europiane, Prokurorinë e Mbretërisë së Belgjikës, OLAF, të hetojnë marrëveshjen e fshehtë për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë. Të hetojnë emalit dhe komunikimet e tyre të koduara, SkyECC, Matrix, të vërtetuara që Rama i ka përdorur edhe më parë siç është rasti i McGonigal. U bëj thirrje të hetojnë aferat korruptive të Ramës dhe ministrave të tij. PD është gati të kontribuojë për zbardhjen e aferave”, tha ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI