Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Gjermania synon ndëshkimin e personave që gënjejnë gjatë marrjes së nënshtetësisë

Lapsi.al 3 December 2025
Gjermania synon ndëshkimin e personave që gënjejnë

Kushdo që ofron informacion të rremë apo të paplotë gjatë procesit të nënshtetësisë do t’i ndalohet që të bëhet shtetas gjerman për dhjetë vjet.

Kështu thuhet në një amendament të një projektligji që përcakton vendet e sigurta të origjinës përmes një dekreti, që u miratua më 3 dhjetor nga Komisioni për Punë të Brendshme i Budestagut.

Anëtarët e Komisionit nga grupi parlamentar konservator të Socialdemokratëve dhe të partisë të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, votuan në favor të versionit të modifikuar të projektligjit.

Të Gjelbërit dhe të Majtët votuan kundër.

Ndryshimi vjen si përgjigje ndaj hetimeve lidhur me shitjen e certifikatave të falsifikuara të gjuhës në disa lande gjermane.

Projektligji, që do të diskutohet dhe votohet përfundimisht në seancën plenare të së premtes, tani përcakton se ndalimi duhet të zbatohet për një periudhë prej dhjetë vjetësh nëse shtetësia është revokuar në mënyrë të pakthyeshme ose nëse një aplikues ka “mashtruar me qëllim, ka kërcënuar apo ka dhënë ryshfet”.

Ndalesa po ashtu duhet të zbatohet ndaj një të huaji që qëllimshëm ka dhënë informacione të pasakta ose të paplota mbi kushtet kryesore për marrjen e shtetësisë përmes nënshtetësisë.

Projektligji i amendamentuar shton se ndalesa “shërben për të vënë në pah ligjin në fuqi dhe për të shmangur nxitjen e shkeljes së ligjit”.

Një ndryshim tjetër që është propozuar parasheh heqjen e së drejtës për mbështetje juridike të financuar nga shteti për personat që mbahen në qendra ndalimi për dëbim ose në paraburgim teksa presin që të largohen nga vendi – një e drejtë që ka nisur së zbatuari vitin e kaluar. /Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI