Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

I shpallur në kërkim prej katër vitesh, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 3 December 2025
I shpallur në kërkim prej katër vitesh, arrestohet

Një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim prej katër vitesh është arrestuar sot nga policia. Ai është Besard Pashkaj, për të cilin gjykata ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg". Pashkaj akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Besard Pashkaj, 26 vjeç ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se është bashkëpuntor në ngjarjen e ndodhur më 24 korrik të vitit 2021. Ku pas një konflikti në rrugën “Todi Shkurti” në kryeqytet, Aldo Gjini plagosi Jetmir Marashin dhe Altin Gjokën.

Në atë kohë Aldo (Iamandi) Gjini u shpall në kërkim dhe rezultoi të ishte një nga personat më të kërkuar në Europë me një dosje të gjatë kriminale. Ndërsa në kërkim u shpallën edhe Njazi Kulla dhe i arrestuari Besard Pashkaj, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të autorit të ngjarjes.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët lokali në Lezhë

Një lokal në Lezhë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Lezhë. Blutë bëjnë me dije se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe si pasojë e ...

13:05

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI