Flash

Miley Cyrus fejohet me Maxx Morando

Lapsi.al 3 December 2025
Miley Cyrus fejohet me Maxx Morando

Miley Cyrus dhe muzikanti Maxx Morando janë fejuar, konfirmon Page Six.

Thashethemet nisën teksa çifti shkëlqeu në tapetin e kuq të premierës botërore të filmit “Avatar: Fire and Ash” në Los Angeles, ku Cyrus u paraqit me një unazë diamanti.

Më vonë u konfirmua se bizhuteria është një gur “cushion-cut” i vendosur në një unazë  ari 14-karatësh, e punuar posaçërisht nga dizajnerja Jacquie Aiche.

Konfirmimin përfundimtar e dha babai i Maxx-it, Dan Morando, i cili publikoi foto nga një festë private familjare, ku shihej qartë unaza dhe çifti duke festuar me të afërm e miq.

Cyrus, e cila ka qenë më parë e martuar me aktorin Liam Hemsworth (2018–2020), u pa për herë të parë me unazën në nëntor. Këngëtarja e ekspozoi sërish bizhuterinë gjatë festës së ditëlindjes së saj të 33-të javën e kaluar.

Lidhja e Cyrus dhe Morando nisi rreth katër vjet më parë, pas një “blind date”, siç ka treguar vetë artistja për British Vogue.

Që prej atij momenti, dyshja janë shfaqur shpesh së bashku, përfshirë Grammy-t 2024, ku Cyrus fitoi dy çmime dhe i dedikoi suksesin “dashurisë” së saj.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI