Flash

Rama tregon punët që vetëm e pandehura Belinda Balluku mund t'i bëjë

Lapsi.al 3 December 2025
Rama tregon punët që vetëm e pandehura Belinda Balluku mund

Kryeministri Edi Rama njoftoi se sot është në hall, pasi vetëm Belinda Balluku, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera mund ta firmosë një marrëveshje që i ka mbetur në tryezë, por meqënëse gjykata e ka pezulluar nga detyra Ballukun, marrëveshja për fluturimet ka mbetur në ajër. Rama e ka ndarë këtë shqetësim në një status në rrjetin social X për të treguar se si vendimi i gjykatës i ka penguar punën, pasi edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Energjisë kanë mbetur pa u firmosur.

"Çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara" shkruan Rama që në këtë rast shfaqet si shejtan-budalla. Ai mund ta shkarkojë fare mirë Belinda Ballukun me një të rënë të lapsit dhe ta zëvëndësojë atë brenda ditës me një ministër ose ministre që respekton procedurat e tenderave dhe nuk përfshihet në akte korruptive, duke i hapur kështu rrugën një hetimi të ndershëm dhe të pandikuar nga pushteti politik. Por duke qenë se nuk e shkarkon dot Ballukun, kryeministri përpiqet t'i hedhë sy qytetarëve sikur fajin e ka gjykata me vendimet që merr dhe se zyrtarët e korruptuar duan vetëm të bëjnë punën e tyre. Mesazhi i plotë i Ramës më poshtë:

Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik:

Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.

Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI