Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Gjithçka për Ballukun, asnjë llogaridhënie për Kuvendin

Lapsi.al 4 December 2025
Gjithçka për Ballukun, asnjë llogaridhënie për

Deputetët socialistë votuan të enjten kundër një kërkese të opozitës për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me marrjen të pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazizë në tendera me vlerë 210 milionë euro.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u justifikua se interpelanca nuk mund të bëhej për shkak se çështja po shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese.

“Është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë parimet e pavarësisë së institucioneve”- tha ai.

Balluku u pezullua nga funksionet ekzekutive me vendim të Gjykatës së Posaçme, GJKKO, ndërsa Rama e kundërshtoi si një cënim I kompetencave të tij kryeministrore dhe e dërgoi çështjen për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, ku akoma nuk është marrë në shqyrtim paraprak.

Por opozita nuk e pranoi argumentin dhe akuzoi mazhorancën se po mbronte një të pandehur për korrupsion dhe se i fshihet llogaridhënies në parlament.

“Rama duhet të vijë të japë llogari pse e ka të domosdoshme të mbajë të pandehur një zv/kryeministre, pse gënjen kur thotë se është bllokuar puna e qeverisë”- tha ndër të tjera kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Që prej komunikimi të akuzës nga SPAK as Balluku dhe as Rama i janë shmangur një llogaridhënie në Kuvend pavarësisht kërkesave të deputetëve të opozitës.

Rama i ka kërkuar Kushtetueses të rikthejë në detyrë Ballukun deri në shqyrtimin në themel të çështjes, por kërkesa e tij akoma nuk ka kaluar shqyrtimin paraprak pasi GK njoftoi se mbledhja e gjyqtarëve do të mbahet më 12 dhjetor.

Përveç ‘rikthimit’ në detyrë të Ballukut, Rama i ka kërkuar Kushtetueses që të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së një ministri.

Prej momentit të dorëzimit të kërkesës, ai ka shtuar presionet publike ndaj gjykatës për një vendimmarrje në favor të kërkesës së tij, duke e konsideruar pezullimin e bashkëpunëtores së tij të ngushtë “si precedent unikal dhe të rrezikshëm”.

Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte zv.kryeministren nga detyra dhe t’i ndalonte daljen jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese. /BIRN

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI