Flash

Izraeli, një patate e nxehtë në duart e Eurovizionit

Lapsi.al 4 December 2025
Izraeli, një patate e nxehtë në duart e Eurovizionit

Organizatorët e garës vjetore të këngës, Eurovision, do të mblidhen sot për të biseduar dhe mbase për të votuar nëse Izraeli mund të marrë pjesë vitin e ardhshëm, pasi disa vende kanë kërcënuar se do të tërhiqen nëse ai nuk përjashtohet për shkak të luftës në Rripin e Gazës.

Në takimin në selinë e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) në Gjenevë do të shqyrtohen rregulla të reja, synimi i të cila është t’i dekurajojnë qeveritë dhe palët e treta nga promovimi i tepruar i këngëve për të ndikuar te votuesit, pas akuzave se Izraeli e ka fryrë padrejtësisht këngën e tij pjesëmarrëse këtë vit.

Izraeli i cili doli i dyti në garën e vitit 2025 nuk u është përgjigjur këtyre akuzave, por shpesh argumenton se është përballur me një fushatë shpifjesh globale. Festivali po përballet me një moment vendimtar, tha eksperti i Eurovisionit, Paul Jordan.

Transmetues kombëtarë nga Sllovenia, Irlanda, Spanja dhe Holanda kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë festivalin, i cili mbahet në maj të vitit 2026 në Austri, nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë. Kundërshtarët e pjesëmarrjes së Izraelit përmendin shqetësimet për numrin e palestinezë të vrarëve në Gazë, që ka tejkaluar shifrën prej 70.000, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga grupi militant palestinez Hamas në Izrael, ku u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 251 të tjerë. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera. Nëse anëtarët nuk bindën se rregullat e reja - të cilat synojnë ta mbrojnë neutralitetin dhe paanshmërinë e garës janë të mjaftueshme, atëherë do të ketë votim për pjesëmarrjen e Izraelit, tha EBU-ja.

Ministri i Shtetit për Kulturën, Wolfram Weimer, i tha Reutersit se Gjermania nuk duhet të marrë pjesë në Eurovision nëse Izraeli përjashtohet.

“Izraeli e ka vendin në Festivalin Evropian të Këngës (ESC). Nuk duhet të ketë ESC pa Izraelin”, shtoi ai.

Transmetuesi gjerman ARD nuk ka komentuar, ndërsa transmetuesi austriak, ORF, dëshiron që Izraeli të marrë pjesë. Transmetuesi publik izraelit KAN tha se po përgatitet për garën e vitit të ardhshëm dhe se së shpejti do t’i publikojë ndryshimet në procesin e përzgjedhjes së këngës që do ta përfaqësojë Izraelin. KAN tha se do të paraqesë qëndrimin e tij në rast të përjashtimit të mundshëm në takim.

Eurovision është garë në të cilën këngëtarë nga vende të ndryshme të Evropës, dhe disa përtej saj, garojnë nën flamurin kombëtar me synimin për t’u shpallur kampionë të kontinentit, një lloj Olimpiade e muzikës pop. Është gjithashtu një arenë ku shpesh pasqyrohen politika dhe rivalitete rajonale. Rusia u përjashtua nga Eurovisioni pasi e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI