Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Mogherini bën atë që Balluku as nuk e çon nëpër mend: Jep dorëheqjen

Lapsi.al 4 December 2025
Mogherini bën atë që Balluku as nuk e çon nëpër

Federica Mogherini, ish-shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, mikeshë e afërt politike e Edi Ramës dhe një nga zërat më të fortë që mbështeti Reformën në Drejtësi dhe vettingun shqiptar, ka dhënë dorëheqjen menjëherë pasi u përfshi në një hetim për mashtrim dhe favorizim në tenderët e BE-së.

Në një deklaratë të shkurtër, Mogherini tha se po largohej “për integritet”, “rregull”, dhe për të mos cënuar institucionin që drejtonte, Kolegjin e Evropës, pas dyshimeve se tenderi i miliona eurove për trajnimin e diplomatëve europianë ishte favorizuar në mënyrë të paligjshme.

E njëjta Mogherini, që për vite me radhë u portretizua nga propaganda qeveritare si “garanci e reformës shqiptare”, mbështeti publikisht Edi Ramën në pothuaj çdo betejë politike dhe e quajti Shqipërinë “histori suksesi në drejtësi”. Ajo ishte gjithashtu promotore e tezës së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, një ide që përputhej me interesat e Ramës në atë periudhë.

Lexo më tej: Pse u arrestua Mogherini, mbështetësja e zjarrtë e Reformës në Drejtësi 

Por ndërsa Mogherini la postin brenda ditës kur u përfshi në një hetim zyrtar, në Shqipëri ndodh e kundërta.

Belinda Balluku, zv.kryeministrja e marrë e pandehur nga SPAK për manipulim tenderësh me vlerë 210 milionë euro, jo vetëm që nuk jep dorëheqjen, por mbron vendin e saj me ndihmën e Kryeministrit. Rama ka sulmuar gjyqtarë, prokurorë, SPAK-un dhe GJKKO-në vetëm për të penguar pezullimin e saj dhe ka çuar çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese për ta rikthyer në detyrë.

Ndërkohë Mogherini, në Bruksel, thotë: “Dorëhiqem që institucioni të mos dëmtohet.”

Balluku në Tiranë as nuk e çon nëpër mend. Dhe Rama sajon teza me puçe shteti anti-kushtetuese.  

Ky kontrast tregon më shumë sesa një dallim kulturor. Tregon mungesën totale të standardeve minimale të përgjegjësisë politike në Shqipëri. Në BE, dorëheqja është kusht. Në Shqipëri, dorëheqja është tabu, sidomos kur bëhet fjalë për njerëzit më të afërt me Kryeministrin.

Dhe ky është ndoshta përkufizimi më i qartë i diferencës mes Europës që synojmë dhe Shqipërisë që kemi. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI