Flash

"S'rrëzohet Rama me muzikë poshtë zyrës"/ Salianji kritika Berishës për listat e PD

Lapsi.al 4 December 2025
"S'rrëzohet Rama me muzikë poshtë zyrës"/

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur në lidhje me turin e takimeve që ka nisur në të gjithë Shqipërinë. Ai u shpreh se PD aktualisht ka nevojë për figura të reja dhe analizë komplet të partisë.

I fruar në "Opinion" në Tv Klan, Salianji ka kritikuar kryedemorkatin, Sali Berisha duke thënë se Edi Rama nuk largohet nga detyra e kryeministrit me fjalime dhe muzikë poshtë zyrës, duke iu referuar foltoreve të së hënës të PD.

“Rama ka nxjerrë në Vlorë 15 votues, po votuesit tanë ku janë. Ne nuk reaguam në mënyrën e duhur. Këtu ka rënë e gjithë grehina shtetërore, kemi institucione dhe kemi gjithçka dhe këtu vendoset gjithçka me telefon. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës, duke folur e duke vënë muzikë para Ramës" - tha Salianji.

"Popullit i vodhën zgjedhjet, por a dilet të protestojnë. Nëse nuk kemi fuqi e nuk e kemi bërë është problemi jonë. Unë nuk jam te ata që të them gjithë kohën qn vodhën e të vij të qaj këtu tek ju. Lista e PD e ka shfryrë të gjithë entuziazmin edhe ardhja e LaCivita. U bënë primarët u vendos që kandidatët për primarët do të dilnin nga primaret. U zgjidh deputet ai që doli i pari në Tiranë, në Kukës, Elbasan, jo.

O vendosim kriter votën ose vendosim përgjegjësin e atij që vendos. Demotivohet struktura kur ne themi një gjë e bëjmë gjë tjetër, a ka mundësi që një parti politike të mos takojë 7 muaj qytetarët. Keni parë që të bëhjnë një takim në Durrës pas zgjedhjeve, asnjë takim.

A ka një hierarki partia, Sali Berisha do bëj punën e vet se kam me Berishën. Unë e kam me parimin se parimi është më i rëndësishëm se sa emrat. Pse PD doli tani në foltore pasi piva kafe unë, e ka vendosur në lëvizje. Këto takime kanë prodhuar energjizim” - tha Salianji.

Sipas tij, PD-ja nuk po i ofron anëtarësisë meritokraci dhe nuk po i dëgjon kërkesat e tyre.

“Kemi takim me demokratët për të përfaqësuar shqetësimet e tyre. Ripërtëritja e PD, PD sot është zgjuar. Dje kanë nxjerrë udhëzimi për analizën e humbjes së zgjedhjeve. Nuk e them dot që foltorja para parlamentit është më e mira, jo. Shumë thonin pse shkoni në parlament. PD zyrtare tha do shkojmë në parlament të marrin të gjitha hapësirat.

Tani mban foltore se nuk kemi hapësira në parlament, o lërë parlamentin dhe bëj këtë. Kjo nuk është një lëvizje e imja, aty është Alimehmeti janë të gjithë njerëzit më të votuar. Ne jemi nisur për të dëgjuar shqetësimet e demokratëve.

Të prodhojmë një dokument e të themi ja këto janë shqetësimet e demokratëve. Pakënaqësia me PD është se nuk po dëgjon në mënyrën e duhur zërin e anëtarësisë dhe nuk po i përshtatet nevojave për ndryshim. Anëtarësia e PD kërkon revoltë, ne bëjmë foltore. Kërkojnë analizë ne duam t'i bindim se zgjedhjet janë të vjedhura” - tha Salianji.

Ai theksoi se prej 7 muajsh nga zgjedhjet parlamentare, deputetët demokratë nuk kanë zhvilluar takime me qytetarët që i votuan.

"Cili ka qenë kriteri për të qenë deputet? Kush rri më shumë në kafe, apo kush rri më shumë në zyre? Po ma gjetët ju një parim, dakord janë. Unë mendoj se ky është problemi" - tha ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI