Flash

United humbet mundësinë e arritjes në zonën Champions: West Ham i rrëmben barazimin

Lapsi.al 4 December 2025
United humbet mundësinë e arritjes në zonën Champions: West

Java e 14-të e Premier League, e luajtur gjatë mesjavës, mbyllet me barazimin mes Manchester United dhe West Ham. Në Old Trafford, ndeshja mes “Djajve të Kuq” të Amorim dhe “Hammers” të Nuno Espirito Santo përfundon 1-1, me Dalot që arrin të çojë përpara vendasit në minutën e 58’, ndërsa Magassa rikthen ekuilibrin në të 84’. Djajtë e Kuq shpërdorojnë kështu një mundësi për t’u ngjitur në renditje, duke u kthyer megjithatë në barazim pikësh me Liverpool.

Pasi gjetën fitoren në javën e fundit kundër Crystal Palace, Manchester United pret në Old Trafford West Hamin, që vinte ndërkohë nga humbja në shtëpi kundër Liverpool të dielën e kaluar. Në “Teatrin e Ëndrrave”, i pari që provon është Mbeumo, me Areola që përgjigjet i gatshëm ndaj goditjes së kamerunasit. Vendasit insistojnë dhe Zirkzee e detyron Wan-Bissaka në një shpëtim vendimtar, ndërsa Cunha nuk arrin të shënojë me një tentativë me roveshatë. Fare pranë golit shkon edhe Bruno Fernandes me një vole të bukur në gjysmë ore lojë, me pjesën e parë që shkon kështu në arkiv pa gola.

Lexo më tej: Premier League, Leeds dërrmon Chelsea, Liverpool shpëton në fund: arratiset Arsenal

Rezultati zhbllokohet megjithatë në pjesën e dytë, kur ish-lojtari i Milan, Dalot, arrin të çojë përpara të kuqtë e Mançesterit në minutën e 58’. Në të 84’, West Ham barazon llogaritë me Magassa, i cili fikson kështu rezultatin final 1-1. Manchester United ngjitet kështu në 22 pikë, në barazi me Liverpool, ndërsa West Ham shkon në 12 pikë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI