Flash

20 qendra të reja për emigrantët/ PD: Shqipëria nuk është çifligu i Ramës

Lapsi.al 5 December 2025
20 qendra të reja për emigrantët/ PD: Shqipëria nuk

Partia Demokratike kërkoi transparencë për projektin e qeverisë Rama që të shndërrojë Shqipërinë në një kamp masiv për pritjen e emigrantëve të huaj nga vendet e Azisë.

Projekti i konfirmuar Agjencia për Qeverisjen Vendore, ku së fundi është miratuar një projektvendim që parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigratët, u quajt 'i turpshëm nga deputeti i PD-së, Ivi Kaso në një dalje për median nga selia e PD-së.

"Shqipëria nuk është çiflig i Edi Ramës, që e vendoset në dispozicion të të huajve territorin e saj" thekson Kaso, drejtues politik në qarkun e Korçës ku sipas planit pritet të ngrihen 10 qendra akomodimi.

Ai nënvizoi se Rama duhet të shpjegojë publikisht pse duhen këto qendra pritjeje.

"Në qarkun e Korçës janë parashikuar 10 qendra akomodimi në Bilisht (në një sipërfaqe prej 11.500 m²), Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec.

Në qarkun e Vlorës, qendrat do të ngrihen në qytet, në konvikte, në pallatin e sportit ‘Flamurtari’, në shkollën e Marinës dhe në Novoselë, duke prekur edhe Himarën, Delvinën dhe Konispolin.

Në bashkinë Gjirokastër do të përdoret zona e qytetit ku kanë qenë Rezervat e Shtetit.

Në një kohë kur fermerët e Korçës, Devollit dhe Maliqit vuajnë mungesën e financimeve dhe pasojat e përmbytjeve, Edi Rama planifikon të shpenzojë 7 deri në 10 milionë euro për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve nga vende të treta" u shpreh Ivi Kaso.

Deklarata e deputetit të PD, Ivi Kaso:

Pas ngritjes së dy qendrave të emigrantëve në Lezhë, Edi Rama, Shpopulluesi i Madh, ka vendosur ta shtrijë këtë projekt apatrid edhe në jug të vendit. Projekti i turpshëm, veç zakonit hileqar të Ramës për t’i thënë ‘po’, si vasal, çdo kërkese të huaj, është edhe përpjekje për të ripopulluar Shqipërinë e boshatisur nga qeverisja e tij me kombësi të tjera që vijnë nga traumat e tyre.

Ky plan anti-kombëtar do të zgjerohet me 20 qendra në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me një kapacitet deri në 8 mijë persona.

Ky projekt është bërë në ilegalitet të plotë, siç bëri edhe me ‘rastin Meloni’, siç bënin qelizat komuniste dje dhe ato patronazhiste sot, duke vënë në dispozicion territore dhe ndërtesa publike.

Në qarkun e Korçës janë parashikuar 10 qendra akomodimi në Bilisht (në një sipërfaqe prej 11.500 m²), Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec.

Në qarkun e Vlorës, qendrat do të ngrihen në qytet, në konvikte, në pallatin e sportit ‘Flamurtari’, në shkollën e Marinës dhe në Novoselë, duke prekur edhe Himarën, Delvinën dhe Konispolin.

Në bashkinë Gjirokastër do të përdoret zona e qytetit ku kanë qenë Rezervat e Shtetit.

Në një kohë kur fermerët e Korçës, Devollit dhe Maliqit vuajnë mungesën e financimeve dhe pasojat e përmbytjeve, Edi Rama planifikon të shpenzojë 7 deri në 10 milionë euro për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve nga vende të treta.

Ai duhet të shpjegojë publikisht pse duhen qendra pritjeje në zona turistike si Vlora dhe Himara, të paprekura nga flukset e emigracionit.

Ky vendim vjen kur Rama është zhytur në korrupsion dhe hajdutëri, dhe nuk është gjë tjetër veçse një pazar personal për të ruajtur mbështetjen ndërkombëtare që po e humbet pas demaskimit nga opozita dhe mediat e huaja.

Shqipëria nuk është çiflig i Edi Ramës, që e vendoset në dispozicion të të huajve territorin e saj.

Krizat qeverisëse, drama e shpopullimit, imazhi prej narkomani dhe narko-kryeministri që po përhap shtypi ndërkombëtar, nuk përmirësohen me makijazhe si humanist dhe globalist.

Partia Demokratike nuk është kundër të huajve, të cilët vijnë nga zona të rrezikuara, por Shqipëria nuk ka kapacitete për të përballuar valë të tilla emigracioni të injektuar dhe kontrolluar.

Për më shumë, Shqipëria nuk e mban dot barrën e rëndë të ksenofobisë që mund të sjellin aksionet e Ramës, i cili, për të përmirësuar imazhin e vet do të dëmtojë vendin dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Të këshilluara

Aksident me tre të plagosur në Pogradec

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën që të çon drejt fshatit Tushemisht, në Pogradec. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën,...

14:48

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI