Flash

Kim Kardashian tregon pse hoqi dorë nga emri Kimberly

Lapsi.al 5 December 2025
Kim Kardashian tregon pse hoqi dorë nga emri Kimberly

Kim Kardashian ka treguar se vendosi të ndryshonte emrin e saj pak para se ajo dhe familja e saj të bëheshin të njohur me reality shoun “Keeping Up With the Kardashians”.

Në një intervistë të re për Time, ajo tha se për vite me radhë përdorte emrin Kimberly, derisa pa emrin e saj të plotë në ekran gjatë xhirimeve të programit.

“Gjithmonë jam quajtur Kimberly. Por kur pamë shiritin në ekran ku shkruhej Kimberly Kardashian, mendova: ‘Është shumë i gjatë për t’u thënë’. Kështu që vendosëm ta shkurtonim në Kim,” shpjegoi ajo.

Kardashian shtoi me të qeshur se miqtë e rinisë dhe babai i saj ende e thërrasin Kimberly.

Themeluesja e SKIMS pranoi gjithashtu se ishte arsyeja kryesore pse familja pranoi të hynte në botën e reality TV. Sipas saj, dëshira për të qenë në një reality show nisi që në fëmijëri, kur ndiqte MTV-në dhe “The Real World”.

“E dëshiroja me gjithë shpirt. I thashë shoqes sime të ngushtë që kur të bëheshim 18 vjeç, do të bënim një video dhe do t’ia dërgonim MTV-së,” rrëfeu Kim.

Ajo kujtoi se shoqja i premtoi se do të bëhej menaxherja e saj, pasi babai i vajzës punonte në industrinë e muzikës.

Edhe pse menaxherja e saj përfundimisht u bë e ëma, Kris Jenner, Kim përfundoi duke punuar me producentët e “The Real World”, pasi “Keeping Up With the Kardashians” u realizua nga kompania Bunim/Murray – e njëjta shtëpi produksioni.

“Keeping Up With the Kardashians” përfundoi në vitin 2021 pas 14 vitesh transmetimi në E! Network. Prej atëherë, familja është zhvendosur në platformën Hulu me show e ri “The Kardashians”.

 

Të këshilluara

Miley Cyrus konfirmon fejesën me muzikantin

Miley Cyrus, ka ndarë detaje nga propozimi intim që mori nga partneri i saj, Maxx Morando. Gjatë një interviste në “Good Morning America”, këngëtarja e hitit “F...

19:36

Miley Cyrus fejohet me Maxx Morando

Miley Cyrus dhe muzikanti Maxx Morando janë fejuar, konfirmon Page Six. Thashethemet nisën teksa çifti shkëlqeu në tapetin e kuq të premierës botërore të fil...

15:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI