Flash

Zbulohet komploti i Assad për të rrëzuar qeverinë e re të Sirisë

Lapsi.al 5 December 2025
Zbulohet komploti i Assad për të rrëzuar qeverinë e re

Mbështetësit e ish-liderit të Sirisë, Bashar al-Assad, po komplotojnë për të rrëzuar qeverinë e Ahmed al-Sharaa. Një investigim i Reuters ka zbuluar se ata po kanalizojnë miliona dollarë për mijëra luftëtarë për të filluar kryengritjet.

Plani, i zbuluar nëpërmjet intervistave me 48 persona dhe shqyrtimit të dokumenteve financiare del në dritë teksa Siria shënon 1 vit nga rënia e Assadit dhe qeveria e re nën Presidentin Ahmed al-Sharaa po fiton legjitimitet ndërkombëtar.

Dy persona që dikur ishin ndihmësit më të ngushtë të Assadit, Gjeneral Major Kamal Hassan, ish-kreu i inteligjencës ushtarake, dhe kushëriri i tij miliarder Rami Makhlouf po përpiqen nga mërgimi në Moskë të krijojnë milici mes pakicës alavite të Sirisë, grupit fetar të lidhur prej kohësh me familjen Assad.

[caption id="" align="alignnone" width="1080"]Rami Makhlouf (left) portrays himself as a messianic figure. Kamal Hassan (right) believes Alawites must take up arms to defend themselves. REUTERS/Illustration/Catherine Tai; Source photos: REUTERS/Stringer and Facebook Rami Makhlouf (majtas) e portretizon veten si një figurë mesianike. Kamal Hassan (djathtas) beson se alavitët duhet të marrin armët për të mbrojtur veten.[/caption]

Të dy këta persona, së bashku me lojtarë të tjerë që konkurrojnë për ndikim brenda Sirisë, po financojnë së bashku më shumë se 50 000 luftëtarë, duke u përpjekur të sigurojnë besnikërinë e tyre. Pushteti i tyre i vërtetë mbetet i paqartë, pasi shumë luftëtarë thuhet se marrin para nga të dyja palët.

Një nga rreziqet më të mëdha në konfliktin midis tyre është një rrjet prej 14 strehimesh dhe deposh nëntokësore në zonat bregdetare, të cilat thuhet se përmbajnë armë, municione, sisteme komunikimi dhe pajisje mbijetese.

Tre zyrtarë të lartë - dy oficerë ushtarakë dhe një guvernator rajonal - konfirmuan ekzistencën e tyre për Reuters, duke thënë se ato mbeten operacionale, megjithëse të dobësuara.

Për t'iu kundërvënë komploteve, qeveria e re e Al-Sharaa ka "punësuar" një mik të vjetër të ngushtë të familjes së Assadit, Khaled al-Ahmad. Dikur një komandant i lartë paraushtarak i Assadit, i cili më vonë u kthye kundër tij, ai po përpiqet t'i bindë alavitët se siguria e tyre mund të garantohet vetëm nën qeverinë e Al-Sharaa dhe jo nga kuadrot e regjimit të vjetër jashtë vendit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Burkina Faso rikthen dënimin me vdekje

Qeveria ushtarake e Burkina Fasos, e udhëhequr nga kapiteni Ibrahim Traoré, ka rivendosur zyrtarisht dënimin me vdekje, duke miratuar një kod të ri penal, që pa...

15:15

Burrë e grua gjenden të pajetë në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku burrë e grua janë gjetur të pajetë në banesë. Sipas raportimeve, çifti ishte shpallur i zhdukur nga fëmijët që jetoni...

18:59

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI