Flash

Ferdinand batuta nervoze me Ramirez në shortin e Botërorit: “Ç’pyetje është kjo?”

Lapsi.al 6 December 2025
Ferdinand batuta nervoze me Ramirez në shortin e Botërorit:
Shorti i grupeve të Kampionatit Botëror 2026, i zhvilluar të premten në Kennedy Center në Uashington, ka përjetuar momente mjaft të sikletshme, duke dhënë saktësisht idenë e asaj që duhet të presim vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara me Donald Trump, të cilin Gianni Infantino e ka nderuar duke i dhuruar një “Çmim FIFA për Paqen” krejtësisht surreal, i krijuar posaçërisht për aleatin e tij të ri. Ka pasur edhe një moment ku sallën e përshkoi një heshtje e akullt, kur një shkëmbim fjalësh mes Rio Ferdinand, në rolin e moderatorit në skenë, dhe bashkëbiseduesit të tij në sallë, krijoi një situatë të sikletshme: “Po ç’pyetje është kjo?”, ka thënë ish-mbrojtësi i kombëtares angleze. 47-vjeçari Ferdinand ishte në skenë së bashku me prezantuesen Samantha Johnson, ndërsa në sallë ndodhej Danny Ramirez, një aktor dhe producent amerikan me origjinë meksikane (Botërori do të zhvillohet edhe në Meksikë, përveçse në SHBA dhe Kanada), i cili kishte detyrën të ndërhynte herë pas here me intervista, duke shtuar edhe një prekje hollivudiane në event.

Shkëmbimi i sikletshëm mes Rio Ferdinand dhe Danny Ramirez

Në një moment, megjithatë, “skenari” i shkruar nga autorët duket se doli nga binarët: kjo ndodhi kur Ramirez, duke përfunduar bisedën me Iker Casillas, i drejtohet Ferdinand: “Hej, Rio, të ka rastisur ndonjëherë të shënosh kundër tij?”. Atëherë ish-shtylla e Manchester United u duk i habitur, madje i bezdisur: “Ç’lloj pyetje është kjo, Danny? Unë isha mbrojtës”, “E di, por ti gjithmonë shkoje të kërceje për topat me kokë”, “Po mirë, por dëgjo, e kupton çfarë dua të them?”. Në atë moment – në heshtjen absolute të publikut – ndërhyri Samantha Johnson, e cila ndodhej në skenë përkrah Ferdinand, për të kapërcyer ngërçin: “Djem, jemi profesionistë, të mbajmë një farë elegance”. Ferdinand më pas e mbylli me një “flasim më vonë” drejtuar Ramirez, me atë shikimin e vrenjtur që e kujtojnë mirë kundërshtarët e tij në fushë.

Devijimi nga skenari i përgatitur më parë irritoi Ferdinand

Komentet mbi ngjarjen u ndanë mes atyre që mendonin se ajo ishte me të vërtetë një pyetje budallaqe dhe jashtë vendi, dhe atyre që akuzonin Ferdinand se kishte qenë tepër i vrazhdë, duke mos arritur të mbante rolin. Disa përmendën një fjali të supozuar të mëvonshme të Rio drejtuar Danny prapa skenës (“Pse ma bëre atë pyetje? Nuk e kishim provuar”), duke ushqyer teorinë se Ramirez improvizoi, duke e irrituar ish-futbollistin, i cili donte t’i përmbahej rreptësisht skenarit. Asgjë serioze në fund, në një event kaotik dhe të mbushur me vonesa e gabime teknike.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI